Rrëfenja Kuteliane

« Të zgjidhje prej një vepre kaq të gjerë dhe të shumanshme si ajo KUTELIT një tekst që të ishte përfaqsues dhe njëkohësisht më tërheqës dhe i kapshëm për publikun francez ishte e vështirë. Edhe këtë herë zgjedhja është perfekte, sikurse është edhe puna e analizës e zonjës BUDA. Në këtë punim, ajo na transmeton, nëpërmjet zgjedhjes së fjalorit, të shqyrtimit të sintaksës dhe të kompozicionit, origjinalitetin e një frymëzimi i cili pasuron anën përshkruese të tregimit me aluzione personale diskrete. » Christian GUT

KBP

Tiranë, 13 shkurt 2017

Në 110 vjetorin e lindjes,  një studim kritik mbi prozën e shkurtër të Mitrush Kutelit.

OMBRA GVG boton studimin eseistik : Rrëfenja kuteliane.

« Rrëfenja kuteliane» është një tregim i shkruar në mënyrë të veçantë për t’u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin. Rrëfimtari lexon me zë të lartë, duke respektuar rregullat e « pikësimit » të krijuara nga Kuteli : fjalë-pauzat dhe onomatopetë ; këto së bashku me shënjat klasike të pikësimit e copëzojnë fjalinë dhe ajrosin rrëfimin, për komoditetin e rrëfimtarit dhe të dëgjuesit. « Rrëfenja kuteliane» përbën risi në prozën moderne shqipe. »

Ky punim është mbrojtur në École Pratique Des Hautes Études, pranë Sorbonne-s, në Paris, në tetor 1997. Ai vjen shqip nga OMBRA GVG me përkthimin nga frëngjishtja të Adriana KOXHA-s.

Parathënien e firmos latinisti dhe albanologu i mirënjohur francez Christian GUT, antar nderi i Akademisë së shkencave të Kosovës, i cili ndër të tjera vlerëron :

Ky punim i mbrojtur në EPHE, Ecole Pratique Des Hautes Etudes, pranë Sorbonnë-s në Francë « Të zgjidhje prej një vepre kaq të gjerë dhe të shumanshme si ajo KUTELIT një tekst që të ishte përfaqsues dhe njëkohësisht më tërheqës dhe i kapshëm për publikun francez ishte e vështirë. Edhe këtë herë zgjedhja është perfekte, sikurse është edhe puna e analizës e zonjës BUDA. Në këtë punim, ajo na transmeton, nëpërmjet zgjedhjes së fjalorit, të shqyrtimit të sintaksës dhe të kompozicionit, origjinalitetin e një frymëzimi i cili pasuron anën përshkruese të tregimit me aluzione personale diskrete. » Christian GUT

Mitrush Kuteli (1907-1967) është shkrimtar i veçantë i letërsisë shqipe.

Kuteli afron në shumë pika në stilin e Boccaccio-s, Rablai-së, apo Servantes-it, rrëfenjat e tij, ngërthejnë, një realizëm grotesk, që u flet lexuesve me një gjuhë universale. Por duke pasur edhe një përdorim në shkallë të gjerë të procedeve të tregimeve gaztore popullore, me ngjyra lokale, të kthyera në art nga Kuteli, ajo i sjell këtij lexuesi edhe të veçantën, « marken » shqiptare. Gjithë duke qënë në nivelin dhe « stilin e Gargantuas-ë » teksti kutelian, i shkruar me një distancë në kohë është më i latuar se ai i këtij autori fetish francez.

Pjesë e elitës shkencore dhe letrare, ai u dënua, u persekutuar dhe u reduktua në heshtje nga regjimi totalitar shqiptar. Pas daljes nga burgu e deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1967, ai u detyrua të punojë si përkthyes duke iu nënshtruar normës së shtëpisë botuese Naim Frashëri Botimi i veprave personale nuk ishte ndaluar zyrtarisht, por kjo u bë realitet pak nga pak

Vepra e kutelit është, një gjerdan i rrallë, ku ka të paktën, mes të tjerash disa perla, ku mund të permendim Vjeshtën e Xheladin Beut, E madhe është gjema e mëkatit, Fshati im e pi rakinë, Xinxifillua, Rina Katarinella, etj.

Stili dhe metoda e tij e veçantë përben një risi në prozën narrative dhe shënon lindjen e prozës moderne shqipe. Sot Kuteli konsiderohet si një nga mjeshtrit e fjalës shqipe, kontributi i të cilit është i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm.