Populli shqiptar mes nacionalizmit politik dhe patriotizmit popullor

Cila është rruga që mund të bashkojë popullin shqiptar ?

Ajo e patriotizmit popullor, e cila mund të ndërtohet rreth një shteti ligjor brenda një Europe të bashkuar, apo ajo e nacionalizmit politik (patriotizmit të rremë), e cila është e mbushur me urrejtje, racizëm, padrejtësi, korrupsion, papunësi dhe varfëri ?

Aurenc Bebja

Francë, 14 tetor 2015

Të përkufizosh « territorialisht » popullin shqiptar nuk është diçka e lehtë. Për shembull kur përdorim fjalën « Shtet », i bie të flasim në përgjithësi për shqiptarët e Shqipërisë. Ndërsa kur përdorim fjalën « Komb » nuk flasim më vetëm për shqiptarët brenda territorit të Republikes së Shqipërisë, por edhe për ata/ato që banojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi apo në Greqi.

Në kohën e sotme është e zakonshme që të përdoren këto terma « Shtet dhe Komb ». Përdorimi i tyre bëhet për arsye të përjashtimit [1]  të 2/3 të tokave shqiptare në 1913 nga Fuqitë e Mëdha [2] në favor të shteteve fqinje [3]. Kjo « ndarje » e nxituar territoriale mund te cilësohet si gabimi më i madh gjeopolitik apo « marrëzia njerëzore » që është bërë në Ballkan. Ky vendim ka dëshmuar, si në të kaluarën po ashtu edhe sot, se Ballkani mbetet një zonë gjeografike e paqendrueshme, ku ka gjenerim konfliktesh etnike.

Pavarësisht tensioneve të ndryshme apo luftërave, shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre (gjuhën dhe traditat), dhe njihen gjithmonë si të tillë, pra Shqiptarë ! Kjo vërtetohet edhe në gjuhën e përdorur në mediat ndërkombëtare, të cilat shpesh përdorin termat « shqiptarët e Kosovës », « shqiptarët e Maqedonisë », apo « shqiptarët e Malit të Zi ».

Ky identitet i popullit shqiptar vë në pah dy koncepte : nacionalizmin dhe patriotizmin. Një dallim i madh ekziston mes të dyve, dhe këtë e ka thënë dikur një lider politik francez, Charles de Gaulle [4], mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai citon : « Patriotizmi është të duash vendin tënd. Nacionalizmi është të urresh vendin e të tjerëve ».

Populli shqiptar është shumë i lidhur me origjinën apo me territoret (tokat) e tij, me rrënjët dhe me prejardhjen e tij.  Duke qenë shqiptar dhe duke u mbështetur në përkufizimin e patriotizmit të Gjeneralit De Gaulle, në qoftë se rikthehemi në të kaluarën, do të konstatojmë, pavarësisht imazhit të keq që lexojmë ndonjëherë në mediat ndërkombëtare, se shqiptarët janë popull krenar por edhe paqësor. Shqiptarët janë popull që nuk kanë hapur kurrë luftë ndaj vendeve fqinje për të pushtuar tokat e tyre.

Në të kundërt, populli shqiptar nuk ka reshtur së pushtuari prej të tjerëve, i detyruar shpeshherë të lëshojë territore. Ka pasur gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës apo shqiptarëve të Greqisë (të Camërisë), dhe deri tani këto palë  dhunuese nuk i kanë pranuar këto akte barbare dhe nuk ka i kërkuar falje publike popullit shqiptar.

Faktorët e përmendur më lart mund të ndikojnë te patriotizmi dhe ta kthejnë atë në nacionalizëm. Nga ky moment, politikanët shqiptarë hyjnë në skenë si « komedianë të talentuar » dhe i shpallin « dashurinë » Atdheut. Kjo « dashuri » nuk është gjë tjetër veçse një instrument politik që transformon patriotizmin në nacionalizëm dhe u mundëson atyre të egzaltojnë e manipulojnë ndjenjat kombëtare e të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet.

Nacionalizmi është një lloj « virusi », eskluzivisht politik, që infekton patriotizmin tonë popullor. Populli shqiptar nuk ka dalë asnjëherë i fituar nga fryma nacionaliste apo nga patriotizmi i rremë. Përkundrazi, shqiptarët kanë rënë shpeshherë viktimë e këtij nacionalizmi. Një citim i Albert Einstein-it mbi nacionalizmin është shumë domethënës : « E urrej tmerrësisht heroizmin nën urdhra, dhunën e pajustifikuar dhe nacionalizmin budalla. Lufta është gjëja më e neveritshme ».

Politikanët shqiptarë, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë, vazhdojnë të mbajnë gjallë nacionalizmin dhe luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë duke u dhënë atyre shpresa të rreme mbi bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Sa herë që diplomacia ndërkombëtare reagon kundra nacionalizmit politik në Ballkan, liderët politikë shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë tërhiqen dhe ndryshojnë fjalim mbi Shqipërinë e Madhe.

Si përfundim, cila rrugë mund të bashkojë popullin shqiptar :

  • ajo e patriotizmit popullor, e cila mund të ndërtohet rreth një shteti ligjor brenda një Europe të bashkuar për të evituar që të përjetojmë vuajtjet e të kaluarës ?
  • apo ajo e nacionalizmit politik (patriotizmit të rremë), e cila është e mbushur me urrejtje, racizëm, padrejtësi, korrupsion, papunësi dhe varfëri ?

Me duket se përgjigja është evidente !

 

Falenderojmë gazetat e mëposhtme për profesionalizmin. Ata e kanë shpërndarë këtë artikull të klarabudapost.com duke shënuar edhe burimin, duke respektuar politikën tonë në respekt të CC. Vetëm Ballkan Web nuk e njeh politikën CC! Eshtë koha që ky portal shumë i ndjekur nga shqiptarët të sillet si profesional! KBP

 

Bota Sot :

https://botasot.info/opinione/466463/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Gazeta Ora :

http://gazetaora.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Infosot :

http://infosot.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Dielli :

http://gazetadielli.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Strugalajm :

http://strugalajm.com/index.php/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

INA – ONLINE :

http://ina-online.net/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Shqipmedia :

http://www.shqipmedia.com/opinone/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Tetova 1 :

http://tetov1.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/?t1=201510150914

Almakos :

http://www.almakos.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

 Albalove :

http://www.albalove.ch/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Koha Jone :

http://www.kohajone.com/index.php/opinione-dhe-komente/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor

Tetova News :

http://www.tetovanews.info/2015/10/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit.html

Flurudha :

http://www.flurudha.com/2015/10/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit.html

Citynews.al :

http://www.citynews.al/2015/10/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Shqipëria.com :

http://www.shqiperia.com/blog/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Kosova Plus :

http://kosovaplus.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor/

Gazeta Lajm :

http://www.gazetalajm.com/populli-shqiptar-mes-nacionalizmit-politik-dhe-patriotizmit-popullor.html

 

Versioni frëngjisht 

_______________________________________

[1] Me njohjen e pavarësisë së Shtetit Shqiptar në vitin 1913, Fuqitë e Mëdha dhanë 2/3 e tokave shqiptare për të kënaqur aleatët tyre, domethënë fqinjët tanë.

[2] Britania e Madhe, Franca, Rusia

[3] Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi

[4] Ish-presidenti i Republikës së Francës (1959 – 1969)