100 vjet mardhënie diplomatike Francë Shqipëri

Në korrik 2004, Renaud Muselier shenon :

  • Franca eshte shume e lidhur me Shqiperine.
  • Progresi nuk ka ecur me ritmet e desheruara por qofte nga njeri krah apo tjetri, jane bere perpjekje te konsiderueshme, per te arritur nivelin aktual.
  • Franca deshiron e uron qe ky evolucion te vazhdoje me te njejtin ritem apo edhe me shpejt.
  • Per Kosoven eshte gabim qe kritikohen ata qe veprojne
  • Shqiperia eshte vend i nje rendesie strategjike dhe qe ka nje rol te forte ne stabilitetin rajonal
KLARA BUDA

Botohet nga arshiva, me rastin e mbushjes, këtë korrik 2017, 100 vjet nga lidhja e mardhënieve diplomatike Francë Shqipëri, (me një ndërprerje prej gati 50 vjetësh të totalitarizmit).

Intervistë me Renaud MUSELIER* (Rëno Myzëlje) më 08/07/2004, Paris.

Renaud Muselier (Rëno Myzëlie) është Ministër Shteti për punet e jashtme dhe aksionin humanitar prane Ministrit te jashtem francez, Michel Barnier. Zëvendësi parë i kryetarit të bashkisë të Marsejës, ai është njëkohësisht President i Euromed-it, institucion publik që nxit shkëmbimet mesdhetare.

Renaud Muselier (Rëno Myzëlie), njeri i thjeshte e i ngrohte ne bisede, na ofroi nje pritje te përzemert në zyrën e tij pariziane në Quai d’Orsay, ku fotografi te panumerta i heqin mjedisit stilin zyrtar, duke krijuar nje peisazh ku mund te shquash edhe Marsejën e tij te origjinës.

Doktor në mjekësi, njeri i veprimit në lartësinë detyrës së tij humanitare, në dy vjet funksion në Quai d’Orsay, ai i ka rënë botes qark duke kryer një numër mbresëlënës udhëtimesh e takimesh, performance jo e papritur kjo, per nje specialist te mjekësise sportive dhe ish-kampion i Frances Universitare ne karate.

Megjithë agjendën e ngjeshur, ai e priti me kenaqesi kerkesen per nje interviste pas takimit me ministrin shqiptar. Muselier u tregua entuziast dhe optimist per evolucionin e Shqiperise, gje qe nuk te Çudit kur di që ai është zv-president i grupit parlamentar te miqesise France–Shqiperi ne Parlamentin francez .

Klara BUDA : Si do ta perkufizonit vendin dhe specifiken e Shqiperise ne arsenalin e marrëdhenieve të jashtme të Frances ?

Renaud MUSELIER : Kete jave ne pritem   Ministrin e Jashtem shqiptar Kastriot Islami. Ai u takua me ministrin tonë të jashtem, Michel Barnier, dhe une vete pata nje dreke pune me te. Dua te shenoj se ne jemi shume te lidhur me Shqiperine.

Shqiperia eshte per ne nje vend i rendesishem, pasi ajo ben perpjekje te konsiderueshme per t’u vendosur ne nje sistem, ne nje mekanikë qe do t’i beje te mundur hyrjen ne Europe. Kjo gjë kerkon perpjekje te vazhdueshme nga ana e vendit, nga ana e pergjegjesve politike dhe nga ana e vete popullsise. Hyrja ne Europe eshte nje shprese e rendesishme, qe sjell nje motivim kolektiv . Ne nga ana jone bejme perpjekje te mëdha, ne menyre qe ta shoqerojme Shqiperine ne kete rruge, ne kete menyre te vepruari, progresive e te shpejte ne te gjitha nivelet, qofte ne planin social e sanitar, qoftë ne planin administrativ, edukativ, ne planin politik dhe te te drejtave te njeriut.

Te gjitha keto marrin nje peshe te veçante, pasi per ne ky vend ka rendesi strategjike dhe rol te rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

K.B : Cilat jane perparesite afatshkurtra dhe afatgjata te politikes se jashtme franceze ne lidhje me Shqiperine?

R.M : Ne muajin shtator do te mberrije ne Tirane nje ambasador i ri francez. Ne agjende jane tanime mbledhje dypaleshe në rang ministrash e mbledhje te perbashketa ne mes administratave, ne menyre qe te behet i mundur perpilimi i nje plani pune dhe organizimi i disa takimeve, nder te cilet do te veçoja viziten e ardhshme te kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne Francë. Ka gjasa qe une personalisht te kryej gjithashtu së shpejti nje vizite ne Shqiperi.

Paralelisht me kete do te vijnë mjete teknike, njerëzore dhe financiare per te siguruar ngritje te nivelit te jeteses se vendit dhe te funksionimit te tij, ne menyre qe te pershpejtohet procesi i hyrjes se Shqiperise ne sistemin europian.

K.B : Si ka ndryshuar «syri» me te cilin Franca e sheh Shqiperine ne keta dhjetet e vjetet e fundit

Le te shohim evolucionin e jashtezakonshem te ketij vendi. Ky vend ishte i izoluar, nuk komunikonte me boten, nuk e njihte demokracine, megjithese ka nje diaspore te perhapur ne te gjithe rruzullin (qe perfaqëson praktikisht gjysmen e popullsise se vendit) dhe qe pak a shume e ka mbeshtetur Shqiperine. Eshte e vertete se Shqiperia nuk kishte borxhe, por kjo eshte normale per nje vend qe nuk ka bere investime. Ky eshte realiteti. Ky vend qe u hap drejt botes, u gjend para disa vjetësh ne veshtiresi qe sollen nevojen e ndihmave humanitare te Europes. Njohu fenomenin e boat people, qe vinin ne brigjet franceze apo italiane per t’i ikur regjimit dhe kushteve te këqija te jeteses. Sot mjafton te verehet evolucioni i demokracise , megjithese gjithçka nuk eshte akoma e perkryer. Po te ndiqet progresi politik e administrativ, konstatohet fakti qe Shqiperia jetoi nje katastrofe te tmerrshme me skemat piramidale, qe e tronditi thelle sistemin ekonomik të vendit.

Ky vend qe deri dje ishte gati ne Mesjete, sot ndodhet para portave te Europes, dhe gjithe ky zhvillim eshte arritur vetem ne dhjetë vjet. Eshte e vertete qe progresi nuk ka ecur me ato ritme qe do te donin njerëzit qe vuajne, po ashtu nuk eshte ecur aq shpejt sa ç’do te deshironin shqiptaret e diaspores; por megjithate konstatohet se jane bere perpjekje te konsiderueshme, qofte nga njeri krah, qoftë nga krahu tjetër, per te arritur nivelin aktual. Dhe ne deshirojme e urojme qe ky evolucion te vazhdoje me te njejtin ritem apo edhe me shpejt.

K.B : Ne nje raport te botuar me 8 Korrik, Amnesty International kritikon Francen dhe Gjermanine per ngjarjet e marsit në Kosovë, madje kjo organizatë ka kerkuar qe të hapet nje ankete mbi qendrimin e trupave perkatese te ketyre vendeve. Cila eshte strategjia e Frances, vend kulture, per te ndihmuar ne ndryshimin e psikologjive dhe bashkejetesen e etnive te ndryshme ne Kosove ?

Si fillim me duhet te them se me palen shqiptare ne kemi nje vizion te perbashket persa i perket venies ne jete te planit te paqes, ne kuader te mandatit nderkombetar mbi Kosoven.

Situata ne kete rajon eshte e veshtire. Komuniteti nderkombetar eshte angazhuar shume . Duke filluar nga muaji shtator Franca do te jete ne krye te KFOR-it , qe eshte nje gje e rendesishme. Eshte nje dosje veçanerisht e ndjeshme, se ciles Presidenti i Republikes Jacques Chirac i kushton vemendje te veçante. Ministri i jashtem Michel Barnier e ndjek kete dosje perdite, dhe me shume kujdes .

Per sa i perket   Kosoves besoj se eshte gabim qe te kritikohen ata qe veprojnë , që ndermarrin rreziqe per te sjelle paqen . Besoj se eshte njelloj gabim qe te kritikohen ata qe angazhohen ne procese politike, ushtarake, humanitare per te bere te mundur qe paqja dhe respektimi i ndryshimeve te behen realitet ne nje zone ku njerëzit jane vrare ne mes tyre historikisht por sidomos ne gjeneraten e fundit.

Franca punon ne kete drejtim, ne kemi nje mandat nderkombatar ne kuadrin e OKB -se dhe shpresojme qe situata e tensionuar te permiresohet. Per kete ne bejme perpjekje te konsiderueshme, por shpesh kritikohen veçse ata qe veprojne.

*Renaud Muselier (Rëno Myzëlie) është Ministër Shteti për punet e jashtme dhe aksionin humanitar prane Ministrit te jashtem francez, Michel Barnier.