Disa saktësime mbi faktet të njohura…

Në përgjigje të Emil Asdurian dhe duke e falenderuar për kritikën (paraqitur me bold) të artikullit tim : të ribotuar nga Zhurnal me titullin ” Klara Buda parashikon marshimin e Sheshelit drejt Preshevës”

  • Ju flisni për Imagjinatë gjeopolitike të pasaktë, por :

Imagjinata nga kuptimi i vetë kësaj fjale nga fjalori shqip shqip nuk mund të kualifikohet si e saktë dhe as si e pasaktë pasi IMAGJINAR mb do të thotë Që nuk është i vërtetë e real, që vetëm merret me mend, që është pjellë e mendjes; Qenie (figurë) imagjinare. Vend imagjinar. Përfytyrim imagjinar. Udhëtim imagjinar. Rrezik imagjinar. Sëmundje imagjinare. Sulm imagjinar. Veprime ushtarake imagjinare. 

  • Them e pasaktë për të shkretën gjeopolitikë të Ballkanit ku në qendër, po në mes të tij ndodhen Shqipëria dhe Kosova, pjesa e përbërëse e saj e ndarë më 1913, sepse nuk merren parasysh dhe shumë faktorë të tjerë që lidhen me gjeografinë ku hyn BE, ajo e cila në të vërtetë ish ideatorja e ndarjes!

Përcaktimi : BE ideatorja e ndarjes, është krejt i gabuar pasi BE ja nuk është dhe nuk mund të jetë ideatore e ndarjes së Kosovës. Është abuzuar shumë me këtë fakt! Pa-aftësia e negociatorit/ve tanë për të përballuar palën serbe (është një sekret polishineli që serbët shkojnë në takime me një platformë të definuar mirë ndërsa ana jonë deri në shkurt 2019 nuk kishte asnjë platforme) me kundër argumenta; Presidenti i shantazhueshëm për të shkuarën e tij, gjatë luftës ( thuhet se ai tashmë është ftuar nga Gjyata Speciale) ka pranuar kompromise të dhimbshme që po paraqiten se vijnë nga Europa. Vetëm një publik i pa-informuar beson se Europa mund të imponojë ndarje. Nëse marveshja mes Kosovës dhe Sërbisë do të jetë në disfavor të Kosovës, kjo nuk do teë vijë se kështu e ka vendosur Europa, por se serbët kanë punuar dhe kanë ditur të bindin përfaqësuesen e BE-së se ata kanë të drejtë. Kështu pasi vranë e përdhunuan në Kosovë Serbët, në këtë moment po përpiqen të imponohen për një marveshje në favor të tyre dhe madje ka gjasa të hyjnë në Europë para Kosovës dhe para Shqipërisë.

  • Së dyti, faktori psikologjik që ka të bëjë me mendësinë, ndërgjegjen dhe kulturën kombëëtare në regjion. Jam i sigurt që autorja do ta prekë këtë në të ardhmen, por këtu nuk do e lëmë pa e përmendur.  Nuk është e qartë se çfare doni të thoni me këtë frazë?
  • “Në këtë moment preciz (?)”, çfarë ka ndryshe ky “moment” i sotëm me gjithë momentet e tjera të historisë sonë ?

E shpjegova edhe më lart pjesërisht. Kur them moment preciz, e kam fjalën se tani, më shumë se kurrë po kërkohet një marveshje mes Kosovës dhe Sërbisë. Ka një nxitim nga ana e Serbëve, që kjo të ndodhë në kushtet që :

  1. Përfundon mandati i Mogherinit dhe përfaqsuesja e Europës në negociata kërkon ta mbyllë misionin e saj me një marveshje
  2. Sërbia e ka kusht arritjen e një marveshje me Kosovën për hapjen e negociatave me BE-në.
  3. Gjykata speciale kërcënon ish antarë të UCK-së, sot në poste kyçe, duke përfshirë Presidentin e Kosovës dhe kryeparlamentarin, (për të cilët thuhet se tanimë e kanë marrë ftesën për në Hagë) që akuzohen se kanë kryer krime lufte. Është e qartë se për krime gjatë luftës së Kosovës akuzon Serbia, pra Serbia duke paraqitur fakte të këtyre krimeve, mund të bëj lehtë pazar me një të akuzuar për krime, aktualisht ne pozitë negocjuesi dhe në shkëmbim të tërheqjes së dosjes së akuzës kërkon si shpagim atë që dëshëron nga trualli i Kosovës. Kjo është arsyeja se tani në prag të nisjes së punës së gjykatës speciale, Kosova nuk ka interes të nxitohet! Njëhërë duhët të sqarohet situate e personave të akuzuar, të jetë e qartë se cilët janë këta të shantazhueshëm. Më parë ata duhet të dorhiqen nga postet, për të mos rrezikuar fatin e Kosovës, në shkëmbim të mosdënimit të tyre. Këtë kam parasysh kur flas për moment preciz.

Siç e them – në këto kushte është e qartë se ideja e bashkimit me Shqipërinë çon ujë në mulliin e ndarrjes – Serbia ka filluar ta përdorë hapur deklaratën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si shprehje të nacionalizmit Shqiptar duke i kundërvënë bashkimin e veriut të Kosovës me Sërbinë ! Edhe kjo më duket evidente !

  • Së pari, bashkimi Kosovë-Shqipëri… do të realizohej vetëm me një strategji afatgjatë dhe të menduar mirë dhe do të ishte i mundur të finalizohet vetëm kur të dy shtetet të jenë të fortë dhe funksionalë. 

Kjo është një evidence gjithashtu! Pa dy shtete të fortë e funksionalë asgjë nuk mund të arrihet. Bashkimi është një iluzion në kushtet aktuale në Kosovë e Shqipëri.

  • Qartësisht forcat madhore nuk pyetën për asnjërin prej shteteve tona të dobëta, si nuk pyetën as për të dytën,Kosova është definuar si një shtet multietnik dhe jo shtet etnik shqiptar.”

Ndërhyrja në Kosovë u bë për të ndaluar dhunën serbe dhe pastrimin ethnik ndaj shqiptarëve! Dhe aspak për të plotsuar aspiratën shqiptare për bashkim apo për të ndrequr ndonjë gabim! Europa gjithnjë e më shumë është për shtete multietnike të qytetarëve, dhe kurrsesi nuk mund të jetë pro shkëmbimit të territoreve që tentojnë të ndërtojnë shtete të pastër!

  • Gjeopolitika Perëndimore në regjion promovon si mëvetësinë e Kosovës ashtu si dhe bashkimin e natyrshëm të saj me tokën amë.

Asnjëherë Europa (Gjeopolitika Perëndimore) nuk ka promovuar bashkimin me tokën amë, por mbështet mos ndryshimin e kufijve. Ishte pikërisht lakmia e Serbisë për ndryshimin e kufijve që çoi në luftën e fundit në Ballkan.

  • Hyrja në NATO e bën të pamundur zbritjen e Sheshelit në Kosovë!

Nuk kam folur për hyrjen e Sheshelit në Kosovë, por për zbritjen e tij së bashku me ithtarët ekstremistë serbë për të ndaluar bashkëngjtjen me Kosovën të Preshevës – që siç dihet është në territorin e Sërbisë.