Zonat e mbrojtura dhe territoret me vlerë të lartë ekologjike, kulturore dhe kombëtare…

KBP

Zonat e mbrojtura dhe territoret me vlerë të lartë ekologjike, kulturore dhe kombëtare të prekura nga projekte zhvillimore ose propozime për investime turistike

  1. Parku Kombëtar i Butrintit, i përfshirë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar të zonave me rëndësi të veçantë natyrore dhe kulturore.
  2. Kanioni i Langaricës, i shpallur Monument Natyre, me vlera të jashtëzakonshme gjeologjike, peizazhore dhe biodiversiteti.
  3. Syri i Kaltër, Monument Natyre me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare për karakteristikat e tij hidrogjeologjike dhe turistike.
  4. Peizazhi i Mbrojtur Bunë–Velipojë, përfshirë zonën e Rrjollit, një ekosistem bregdetar me rëndësi të lartë për biodiversitetin dhe migrimin e shpendëve.
  5. Rrana e Hedhur, Monument Natyror me vlera të veçanta gjeomorfologjike dhe peizazhore.
  6. Peizazhi Natyror i Mbrojtur Pishë–Poro–Nartë, një nga komplekset më të rëndësishme lagunore dhe bregdetare të Shqipërisë, me rëndësi të veçantë për flamingot, pelikanët dhe shpendët migratorë.
  7. Kompleksi natyror i Zvërnecit, i cili përfshin dy monumente natyrore të mbrojtura:
    • Lagunën e Limopuas;
    • Kodrat flishore të Zvërnecit.
  8. Zona e Palasës, ku janë propozuar projekte të reja zhvillimi nga investitorë strategjikë në afërsi të territoreve me status mbrojtjeje dhe vlera të larta natyrore.
  9. Laguna e Orikumit, pjesë e sistemit të zonave të mbrojtura bregdetare me rëndësi ekologjike dhe peizazhore.
  10. Zona e Talës, objekt i propozimeve për zhvillime turistike në një territor me vlera natyrore dhe bregdetare të ndjeshme.
  11. Parku Kombëtar i Butrintit – zona “Pikëza e Vogël”, e përfshirë në territorin e mbrojtur të parkut.
  12. Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta, i prekur nga propozime zhvillimore, përfshirë projektin e njohur si “King Coast”, në një nga zonat më të rëndësishme lagunore të Mesdheut.
  13. Parku Kombëtar i Butrintit – Projekti i Aramerasit, i shoqëruar me propozime për përjashtimin e rreth 800 hektarëve nga zona e mbrojtur ekzistuese.
  14. Parku Kombëtar i Butrintit – zona e Ftelesë dhe Ishullit të Tongos, pjesë e ekosistemit të mbrojtur me vlera të larta natyrore dhe ndërkufitare.
  15. Zona e mbrojtur e Butrintit, ku një investitor strategjik ka propozuar ndërtimin e dy fshatrave turistikë në Alinuarë dhe Kalivo, brenda territorit të Pasurisë Botërore të UNESCO-s. Njëra prej zonave ndodhet brenda një territori me status Ramsar, ndërsa tjetra në zonën arkeologjike dhe kulturore të Vilës Romake të Diaporit.
  16. Korridori bregdetar Darëzezë–Vjosë, pjesë e sistemit ekologjik të lidhur me Parkun Kombëtar të Lumit Vjosë dhe territore me rëndësi të lartë për biodiversitetin, ligatinat dhe peizazhin natyror.