Udhëkryqi – Rêve asphyxié

Fuqia e poemës Udhëkryqi të Kujtim Shalës qëndron edhe në faktin se ajo nuk kufizohet në rrëfimin e një vrasjeje individuale. Ajo bën aluzion për një femicid më të gjerë, pothuaj simbolik: atë të gruas në jetë, në art dhe në politikë. Gruaja e vrarë nuk është vetëm një personazh i fjetur në një nënkresë; ajo bëhet figura e të gjitha grave, vdekja, dhimbja ose fshirja e të cilave mbulohen nga një ligjërim në dikje fisnik, prestigjioz, më abstrakt. Në jetë, burri vret; në art, gjesti mund të estetizohet; në politikë, institucioni mund të mbrojë emrin e njeriut të madh në vend që t’i japë drejtësi trupit të gruas. Pikërisht kjo mbivendosje e bën poemën kaq të fuqishme: ajo duhet lexuar në të gjitha këto dimensione njëherësh. Mendoj, se edhe titulli duhet të fokusohet në këto dimensione.

Klara Buda
IA Oborr i një shtëpie pariziane nën shi.

Paris, më 22 maj 2026

FIZIKA NAIVE

Poezia Udhëkryqi nga Kujtim Shala

Proçesi i përkthimit – shënime pune për atlienë e përkthimit

Përkthimi i titullit Udhëkryqi si shkas për analizën e poezisë

Fjala frënge ekuivalente: le Carrefour, egziston dhe tregon sikurse fjala shqipe: udhëkryq vendin ku takohen disa rrugë dhe ku duhet të bësh një zgjedhje se nga duhet të shkosh. Le Carrefour duket, pra, përkthimi më i menjëhershëm. Është i saktë, i kuptueshëm dhe është zgjedhja e autorit. Këtu puna e përkthyesit duket se është kryer, mirpo çka kur ky i fundit dëshëron të jetë i përkryer? Ai e studjon titullin i mbështetur në dimensionin që i transmeton poezia. Për mendimin tim, titulli aktual ndoshta është tepër neutral. Ai evokon hezitimin, apo sensibilizon në mes rrjeshtave mbi vendimin e sistemit të anashkalojë krimin duke e klasifikuar autorin si të çmendur, por nuk e bën të ndjehet sa duhet drama e veçantë e poemës së Kujtim Shalës e cila shkon përtej kësaj, dhe evokon femicid-in, në kuptimin fizik dhe mataphorik të fjalës ( me fytjen e imazhit të ëndrrës), komplezancën e sistemit juridik, për të lehtësuar aktet e dhunës ndaj grave, kur kemi të bëjmë me personalitete publike, kryesisht burra, pra shumë më tej se vetëm hezitimi i fundit mbi drejtimin që do ti jepet aktit të filozofit të moshuar (pra gjithmonë një figure publike). Problemi i titullit është, pra, ky: si të ruhet ideja e pragut, e kalimit, e përmbysjes, duke bërë njëkohësisht të dukshme atë që fjala udhëkryq (carrefour) rrezikon ta lërë në hije? Sepse poema nuk flet vetëm për një krim (që ngjan si dy pika uji me atë të filozofit të famshëm marksist francez Althauser, që vret gruan e tij, e pastaj i shmanget gjyqit të zakonshëm, pasi e diagnostikojnë si të çmendur dhe e mbyllin në një spital psikiatrik në vend që të gjykohej si vrasës), por shkon më tej duke trajtuar edhe një dimension tjetër, atë që shoqëria shpesh e ka bërë të padukshëm: ndrydhjen e gruas: vrasjen e ëndrrës, para se të vrasë trupin fizik. Ajo flet për një akt të pakthyeshëm: një grua fle, ende ëndërron, dhe vrasja vjen për ta ndërprerë këtë ëndërr. Përkthimi i titullit mund ( jo i detyrueshëm) ta zhvendosë qendrën e rëndesës së poezisë. Nuk bëhet më fjalë vetëm për të emërtuar një vend simbolik, si metforë e vështirësisë për ta dënuar apo shëruar autorin e krimit, por për të fshikulluar, për të lënë të ndihet drama e një krimi që shoqëria, filozofia dhe institucionet mund ta bëjnë të padukshëm.

Në një qasje të parë, titulli Le Carrefour kishte përparësinë e besnikërisë. Por ky titull, mendoj se përveç se neutral, siç e zhvilluam më lart, mbetet edhe tepër abstrakt. Ai nuk thotë asgjë për gruan e mbytur, asgjë për fenomenin, asgjë për heshtjen pas aktit të femicid-it, të përsëritur mijra herë dhe që së fundi tronditi Kosovën me vrasjen e Liridonës në sy të fëmijëve.

A mund të përshtatej titulli për të stigmatizuar drejypërdrejt këtë fenomen, duke u përqendruar tek Femicid-i ? Në këtë rast ai do të kishte një forcë të qartë, më të madhe. Dhe do të rivendoste në kontekst dhunën historike dhe morale të situatës: fshirjen e vrasjes së një gruaje pas prestigjit të një burri të mendimit. Por titulli i ri duhet të mbetet po i vagullt, nuk duhet të jetë tepër shpjegues dhe për këtë nuk duhet ta ketë fjalën femicide në përmbajtjen e tij. Sepse kështu ai do ta emëronte skandalin në vend që ta bënte të ndihej, apo të jehojë.

Prandaj duhet kërkuar një titull njëkohësisht poetik dhe konceptual, një titull që të bëjë të mendohet femicidi pa e përmendur. Vështirësia është thelbësore: ta emërtosh drejtpërdrejt femicidin eshtë jo vetëm shpjeguese, por do të thotë t’i japësh drejtësi viktimës së krimit, duke e emërtuar atë; dhe ta emërtosh atë që në titull do të thotë ta mbyllësh tashmë poemën, t’ia ngushtosh asaj jehonën. Të mos e emërtosh, nga ana tjetër, mund të bëhet e rrezikshme nëse konsiderohet se heshtja e titullit përsërit heshtjen shoqërore që tashmë e ka mohuar viktimën. Mendoj se duhet të gjendet një formë që sugjeron zhdukjen e frymës, të ëndrës, por pa e shndërruar krimin vetëm në metaforë të thjeshtë të opresionit të gruas, dhe pa e anashkaluar edhe asgjesimin fizik, dimensione këto që i ka të gjitha kjo poezi.

Kështu duke respektuar të gjitha këto dimensione që i ka kjo poezi, shfaqën disa mundësi për të gjetur një titull që do të përdorte metaforat e ndaljes së frymëmarrjes, të asfiksisë, të ndërprerjes së ëndrrës për të shprehur vrasjen totale të gruas: Ëndrra pa frymë, Të ëndërrosh pa frymë. Këta tituj kanë përparësinë se nuk e emërtojnë femicidin, por i bëjnë të ndihen fizikisht format e tij. Vdekja totale e gruas (metaforikisht dhe fizikisht) nuk thuhet; ajo merret me mend.

Formula Të vdesësh nga ëndrra m’u duk fillimisht joshëse, sidomos për analogji me shprehjen e famshme : Mourir de rire, (të vdesësh së qeshuri). Por ajo ngre një problem shkakësie. Në shprehjen të vdesësh së qeshuri, e qeshura bëhet shkaku i vdekjes, tek Mallarmé. Ndërsa në poemë, gruaja nuk vdes sepse ëndërron. Ëndrra nuk është fajtore. Përkundrazi, është ajo që e bën gruan të pambrojtur, ndaj atyre që nuk e pranojnë ëndrrën e saj. Ajo vdes ndërsa ëndërron, jo për shkak të ëndrrës. Prandaj Të vdesësh duke ëndërruar do të ishte më e saktë. Pjesorja tregon njëkohësinë: të vdesësh në çastin kur ëndrra vazhdon ende.

Megjithatë, Të vdesësh duke ëndërruar mbetet tepër rrëfimtare. Ajo e thotë tashmë vdekjen që në titull, duke ia hequr misterin poezisë. Ruan një bukuri të butë, pothuaj elegjiake, por nuk e bën të ndihet mjaftueshëm mbytjen. Të ëndërrosh pa frymë, përkundrazi, ka një fuqi më të errët. Folja “të ëndërrosh” e mban gruan në hapësirën e brishtë të gjumit; shprehja “pa frymë” fut asfiksinë, dhunën, ndalimin e jetës. Titulli nuk thotë: ajo ka vdekur. Ai thotë: ëndrës i është marrë ajri.

Ky kërkim titulli, lidhet thellësisht me reflektimin e Mallarmé-së mbi mimën, në tekstin kushtuar Pierrot Assassin de sa Femme të Paul Margueritte. Mallarmé sheh te mima një art të aluzionit: « Tel opère le Mime, dont le jeu se borne à une allusion perpétuelle sans briser la glace. » Mima nuk tregon drejtpërdrejt; ai sugjeron. Ajo krijon një hapësirë fiksioni ku akti nuk është as plotësisht i kryer, as thjesht i përfaqësuar. Ai ekziston në një ndërmjetësi: midis dëshirës dhe përmbushjes, midis kryerjes së krimit dhe kujtimit të tij, midis së ardhmes dhe së shkuarës, nën “një dukje të rreme të së tashmes”.

Pikërisht kjo e bën aq shqetësues afrimin me poemën e Kujtim Shalës. Te Pierrot Assassin de sa Femme, krimi bëhet gjest, heshtje, pantomimë. Vrasja kalon përmes një ekonomie gjurmësh. Mima duket sikur thotë, pa fjalë, se mund ta vrasësh gruan tënde me kusht që të mos lësh shenja të dukshme. Nuk ka rëndësi vetëm akti, por fshirja e tij. Skandali nuk qëndron vetëm te vrasja; ai qëndron te mënyra se si vrasja mund të bëhet estetikë, lojë, virtuozitet, heshtje.

Mallarmé shkruan se fantazma e bardhë e mimët është “si një faqe ende e pashkruar”. Kjo figurë është vendimtare. Faqja e bardhë mund të jetë hapësira e pastër e poezisë; por ajo mund të bëhet edhe hapësira e tmerrshme ku viktima zhduket. Heshtja, te Mallarmé, është “luks pas rimave”; por në poemën e Kujtim Shalës, heshtja bëhet edhe vendi ku nuk dëgjohet asgjë, ku krimi nuk lë pothuaj asnjë zhurmë, ku gruaja hiqet nga bota pa britmë. Midis heshtjes poetike dhe heshtjes gjyqësore shfaqet një vazhdimësi shqetësuese.

Prandaj titulli do të duhej të përkthejë më shumë se Udhëkryqin. Ai duhet ta interpretojë udhëkryqin. Udhëkryqi i vërtetë ndoshta nuk është një vend i jashtëm. Ai është pika ku kryqëzohen ëndrra e gruas, gjesti i burrit, heshtja e filozofit, toleranca shoqërore, spitali psikiatrik, mungesa e gjyqit. Është një udhëkryq midis trupit dhe konceptit, midis nënkresë dhe mendimit, midis vrasjes reale dhe fshirjes së saj simbolike.

Mendoj se në këtë këndvështrim, Le Carrefour bëhet i pamjaftueshëm. Ai emërton kryqëzimin, por jo atë që humbet aty. Të vdesësh duke ëndërruar është më pranë skenës: i jep gruas një prani të brishtë, të fjetur, ende brenda ëndrrës së saj. Por titulli Të ëndërrosh pa frymë shkon më larg. Ai nuk thotë vetëm se ajo vdes duke ëndërruar; ai shton një dimension më shumë, e shkruan në vetë titullin pamundësinë për të vazhduar jetën kur ëndëron. Ëndrra bëhet një dhomë e mbyllur. Krimi është aty, pa u emërtuar.

Por fuqia e poemës së Kujtim Shalës qëndron edhe në faktin se ajo nuk kufizohet në rrëfimin e një vrasjeje individuale. Ajo bën aluzion për një femicid më të gjerë, pothuaj simbolik: atë të gruas në jetë, në art dhe në politikë. Gruaja e vrarë nuk është vetëm një personazh i fjetur nën një nënkresë; ajo bëhet figura e të gjitha grave, vdekja, dhimbja ose fshirja e të cilave mbulohen nga një ligjërim më fisnik, më prestigjioz, më abstrakt. Në jetë, burri vret; në art, gjesti mund të estetizohet; në politikë, institucioni mund të mbrojë emrin e njeriut të madh në vend që t’i japë drejtësi trupit të gruas. Pikërisht kjo mbivendosje e bën poemën kaq të fuqishme: ajo duhet lexuar në të gjitha këto dimensione njëherësh. Ajo flet për një krim shtëpiak, por edhe për një krim kulturor. Ajo tregon se si gruaja mund të vdesë dy herë: së pari në trupin e saj, pastaj në rrëfimin që të tjerët bëjnë për vdekjen e saj.

Prandaj Udhëkryqi nuk shënjon më vetëm një vend hapësinor, por edhe moral. Ai bëhet pika ku kombinohen disa forma fshirjeje: fshirja e frymës, fshirja e provës, fshirja e gruas pas filozofit, fshirja e femicidit pas veprës filozofike, dhe pas diagnozës. Poema e detyron lexuesin të shohë atë që kultura shpesh parapëlqen ta shmangë për shkak të gjenialitetit të burrit, dhe gruan e bën të padukshme pikërisht nga kjo gjeni. Në këtë rast, nëse do të prapëlqejmë të fokusohemi tek ky dimension, që e ka zgjdhur autori, shprehës do të qe ndoshta edhe sinonimi i Udhëkryqi-t Kryqëzimi i cili ka brenda edhe sakrifikimin e gruas.

Kështu, për ta përkthyer poetikisht titullin Udhëkryqi, mund të ruhej në nëntitull ideja e kryqëzimit, por si titull kryesor të zgjidhej:

Të ëndërrosh pa frymë opo Ëndrra e mbytur

Ky titull bën aluzion për mbytjen pa e përshkruar, për femicidin pa e emërtuar, për Mallarmé-në pa e imituar drejtpërdrejt atë. Ai ruan heshtjen e mimës, por refuzon që kjo heshtje ta fshijë krejtësisht gruan. Ai lë të kuptohet se viktima nuk ka vdekur “nga ëndrra”, por se i është marrë ajri në zemër të vetë ëndrrës. Titulli bëhet kështu një mënyrë për ta bërë të ndjeshme atë që filozofia, arti dhe shoqëria e kanë bërë tepër shpesh të padukshme. Dhe ndoshta pikërisht këtu ndodhet udhëkryqi i vërtetë i poemës: midis bukurisë së heshtjes dhe tmerrit të saj.

Kalimi nga Të ëndërrosh pa frymë te Ëndrra e mbytur shënon një zhvendosje të rëndësishme: nga përshkrimi i një gjendjeje fizike, që rrjedh direkt nga emërtimi prej autorit i ciklit : FIZIKA NAIVE drejt krijimit të një figure poetike.

Të ëndërrosh pa frymë është një formë e saktë dhe e fortë. Ajo e vendos theksin te përvoja: të jesh në ëndërr, por pa ajër; të vazhdosh të ëndërrosh në çastin kur të merret fryma. Titulli e afron lexuesin me trupin, me asfiksinë, me momentin konkret të mbytjes. Në këtë shprehje ka diçka të drejtpërdrejtë, pothuajse klinike, ajo tregon çfarë ndodh.

Por Ëndrra e mbytur shkon edhe më larg. Ky titull nuk përshkruan vetëm një grua që ëndërron pa frymë; ajo e shndërron edhe vetë ëndrrën në viktimë dhe shkak të aktit. Nuk mbytet vetëm trupi: mbytet ëndrra, mbytet mëngjesi, mbytet ajo pjesë e brishtë e jetës që ende nuk ishte zgjuar, por vetëm ëndërruar, mbytet trupi sepse gruaja guxon të ëndërrojë dhe në këtë të fundit, ëndrra ka kuptim të dyfishtë, pra edhe atë tê aspiratës për njê jetê tjetër. Titulli fiton kështu një forcë më të madhe simbolike. Ai nuk e thotë vrasjen drejtpërdrejt, por e bën të ndihet përmes figurës së ëndrrës së asfiksuar, të penguar, të vrarë.

Kjo është arsyeja pse titulli Ëndrra e mbytur është më simbolik, më poetik, më i thellë dhe për këtë të ngelet në mendje. Fjala ‘mbytur’ në shqip ka disa kuptime: mbytjen nga mungesa e ajrit, fundosjen në ujë, asfiksinë, heshtjen e detyruar. Ajo i përgjigjet skenës së nënkresë, por edhe fshirjes simbolike të gruas pas figurës së filozofit, pas artit, pas diagnozës, pas heshtjes shoqërore.

Në frëngjisht, përkthimi më i natyrshëm do të ishte: Le rêve étouffé ose në variantin më poetik: Le rêve asphyxié, e më konceptuale : Rêve étouffé apo Rêve asphyxié. Dhe ky i fundit është ndoshta më i saktë. Ai ruan figurën, dhunën dhe përmbajtjen, duke qëne njëkohësisht më i thjeshtë, më i rëndë dhe me më shumë horizont. Nuk e shpjegon krimin; e lë të ndihet. Ashtu si Ëndrra e mbytur, ai tregon se nuk është vetëm një jetë që ndërpritet, por edhe një ëndërr të cilës, i merret fryma.

Evolucioni i përkthimit të pozisë Udhëkryqi

V1

Ce matin sombre d’automne, la pluie tombait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux, la femme dormait à côté de lui,
prise au piège des rêves légers du matin.

Le vieux philosophe se leva et saisit de la main
le grand oreiller moelleux rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
mit ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.

Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel déchaîné (egërsuar= ensauvagé)
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.

L’ambulance arriva avec les policiers du quartier.
Ils le prirent par les bras pour l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance
ou dans la voiture de police.

Analizë e disa zgjedhjeve të përkthimit

Në këtë poemë, disa togfjalësha paraqesin vështirësi, sepse një përkthim i drejtpërdrejtë do të rrezikonte të prodhonte një frëngjishte të rëndë ose tepër shpjeguese. Prandaj duhet gjetur një formë që respekton njëkohësisht kuptimin, ritmin dhe tensionin poetik të vargut.

Vështirësia shfaqet edhe në rendin e fjalës « ce matin sombre d’automne ». Në frëngjisht, rendi më i natyrshëm do të ishte më tepër « ce sombre matin d’automne ». Zhvendosja e mbiemrit përpara emrit i jep fjalisë një rrjedhshmëri më idiomatike. Ajo lejon gjithashtu të vendoset menjëherë atmosfera e poemës: jo thjesht një mëngjes objektivisht i zymtë, por një mëngjes tashmë i ngarkuar me një tonalitet tragjik.

« La pluie s’abattait » është më e fortë se ” la pluie tombait”, por autori e ka zgjedhur këtë, pasi në shqip egziston: përplasej, dhe ai nuk e ka zgjedhur.

Fjalia pasuese kërkon gjithashtu një rregullim sintaksor. « Il ouvrit les yeux la femme dormait… » duhet ndarë në dy fjali: « Il ouvrit les yeux. La femme dormait… ». Kjo ndarje i jep vargut më shumë qartësi. Zgjimi i burrit dhe gjumi i gruas vendosen kështu përballë njëri-tjetrit. Pika krijon një heshtje të shkurtër, por vendimtare, midis atij që zgjohet dhe asaj që ende nuk e di se ndoshta nuk do të zgjohet më.

Zgjedhja midis « dormait à côté de lui » dhe « dormait tout contre lui » është po aq e rëndësishme. Forma e parë është e saktë, por mbetet neutrale. « Tout contre lui » është më intime, më fizike, më besnike ndaj afërsisë së trupave në shtrat. Kjo afërsi e përforcon dhunën e skenës: vrasja nuk vjen nga larg; ajo lind në vetë hapësirën e intimitetit.

Vargjet më besnike për të dhënë origjinalin ” e zënë në kurthin e ëdrrave…” është “prise au piège des rêves légers du matin.” Por shprehja « piégée dans les rêves légers du matin » është më e natyrshme në frengjisht : njeriu është i zënë brenda një ëndrre më tepër sesa nga një ëndërr. Megjithatë, një zgjidhje më e butë mund të ishte « retenue dans les rêves légers du matin ». Ajo shmang ashpërsinë tepër të drejtpërdrejtë të kurthit « piége » dhe ruan idenë e një gjumi të brishtë pothuaj të pafajshëm, duke e zgjatur misterin, por autori e ka bërë zgjedhjen e tij, që duhet respektuar.

Togfjalëshi “saisit de la main ” duhet përkthyer vetëm me “saisit ” pasi në frëngjisht do të ishte një përsëritje e panevojshme ose një pleonazëm i lehtë.

Folja ‘ zuri’ saisir në frengjisht e nënkupton tashmë përdorimin e dorës. Të thuash « saisir de la main » shton, pra, një saktësim të panevojshëm, përveç rastit kur kërkohet të theksohet shumë fort gjesti konkret, dhe për këtë është autori që vendos.

Në frëngjishten idiomatike, do të shkruhej thjesht: Il saisit l’oreiller…

Nëse do të përkthenin duke ruajtur me besnikëri ekonominë e fjalëve të përdorura nga autori : shprehja « le grand oreiller moelleux, de plumes » nuk do të ishte e saktë në frëngjishten standarde. Duhet : « le grand oreiller moelleux, rempli de plumes », pra mbushur me pupla dhe jo vetëm : ‘me pupla’ duhet shtuar pra fjala ” rempli ” (mbushur ): Ky version është i qartë dhe i natyrshëm në frëngjisht.

Pjesorja e përdorur si mbiemër: ensauvagé vjen nga folja ensauvager, që do të thotë ta bësh diçka të egër, ta kthesh në të egër, ose të bëhet e egër. Prandaj mund të thuhet: un ciel ensauvagé (një qiell i egërsuar). Por duhen vënë re dy gjëra: edhe pse ensauvagé është i saktë në frëngjisht, përdorimi i tij është mjaft i rrallë dhe shumë letrar. Nuk do të shkonte në një poezi që përdor një gjihë të thjeshtë, si kjo. Në një poemë, kjo fjalë mund të jetë e bukur, nëse kërkohet një shprehje e çuditshme, pothuaj e dhunshme. Por në një frëngjishte më idiomatike, « sous un ciel devenu sauvage » është më e përshtatëshme.

Një zgjedhje delikate ka të bëjë me mbiemrin : e egërsuar, e përdorur për qiellin. Përkthimi « sous un ciel déchaîné » është i mundur, por mbetet mjaft prozaik: ai evokon sidomos një qiell stuhie. Mirëpo këtu ideja është më e fortë. Qielli nuk tregon vetëm mot të keq; ai duket sikur egërsohet pas aktit. Forma « sous un ciel ensauvagé », është interesante dhe shumë pranë vargut shqip, por duket më pak idiomatike në frëngjisht, ndersa « sous un ciel devenu sauvage » e jep mirë këtë shndërrim. Ajo thekson se qielli ndryshon gjendje nga ajo qe ka ndodhur. Zgjedhje e fundit më e mirë do të ishte : « sous un ciel soudain sauvage » pasi është më poetike. Ky togfjalësh nuk është më e përmbledhur se ka tê njêjtin numêr fjalêsh me « sous un ciel devenu sauvage », por ruan idenë e përmbysjes së menjëhershme të situatës. Fjala « soudain » tregon se shndërrimi ka ndodhur befas, sikur qielli të kishte reaguar ndaj krimit. Mbiemri « sauvage » ruan forcën e termit shqip i egërsuar: një qiell i tërbuar, brutal, pothuaj kafshëror. Por nëse autori do të kërkonte një shprehje më të thukët atëhere do të hiqej shtesa ‘soudain’ që e sugjeron për çfarë shpjegova më lart por edhe për ritmin.

Mendoj pra se mund të mbahet ky version: Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin/de la maison, sous un ciel soudain sauvage.

Nënvizoj se ky version e respekton më mirë logjikën e poemës. Ai nuk përshkruan vetëm një dekor meteorologjik, por e bën qiellin edhe në versionin françez, dëshmitar të vrasjes, madje shton një formë personifikimi: qiellit i jepet një gjendje emocionale pothuaj njerëzore: i egërsuar, që e ka versioni shqip.

V2

Le Rêve étouffé ose Rêve étouffé

Ce sombre matin d’automne, la pluie tombait s’abattait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait à côté de tout contre lui,
prise au piège des rêves légers du matin / piégée dans les rêves légers du matin.

Le vieux philosophe se leva et saisit de la main
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.

Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait tenait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel ensauvagé soudain devenu sauvage.
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.

L’ambulance arriva ensemble avec les policiers du quartier, aussi.
Ils le prirent On le prit par les bras pour l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

V3

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait pas l’humidité ; il n’avait pas froid.
L’ambulance arriva, les policiers du quartier aussi.
On le prit par les bras “pour” l’emmener,
“pour” le faire monter dans l’ambulance
ou dans la voiture de police.

Në versionin 3, mbyllja e poemës përmban dy “pour” në dy vargje radhazi, gjë që pranohet me vështirësi në frëngjisht.

Por mua personalisht, përsëritja e dy « pour » në mbyllje të poemës nuk më shqetëson, pikërisht sepse krijon një efekt mekanike të ftohtë, pothuajse administrative, që bën kontrast me tmerrin e heshtur të skenës. « Pour »-i i dytë vepron si një rifillim pa emocion, sikur veprimi të vazhdonte automatikisht pas vrasjes, brenda një logjike tashmë të zbrazur nga afeksioni. Kjo i jep tekstit diçka shumë të fortë.

Vargjet :« On le prit par les bras pour l’emmener,/pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. »

kanë një ngadalësi pothuajse kinematografike. Hezitimi i fundit mes ambulancës apo veturës së policisë ruan në mënyrë të admirueshme ambiguitetin: i çmendur fillimisht, fajtor, i munguar ndaj vetvetes, i çmendur pas krimit, dhe tashmë diku tjetër. Poema nuk vendos, dhe pikërisht aty qëndron fuqia e saj.

Nëse kjo zgjedhje nuk i pëlqen veshit të poetit, do të mund ti bënim vargjet pak më të rrjedhshëm, pa e humbur këtë strukturë, ndoshta në formën:

« On le prit par les bras pour l’emmener,/et le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. »

Por, nga një kemdveshtrim strukture versioni me dy « pour » ka më shumë ashpërsi ritmike dhe fatalitet. Ai merr më pak frymë dhe të jep idenë e asfiksisë, dhe ndoshta është pikërisht kjo që i duhet tekstit në mbyllje.

V4

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.
On le prit par les bras afin de l’emmener,
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

V5

Rêve asphyxié

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.
On le prit par les bras afin de l’emmener
vers l’ambulance ou la voiture de police*.

*Nëse dëshërojmë të këmbëngulim mbi anën administrative atëher zgjatja në dy vargjet e fundit, në versionin e përkthimit gati fjalë për fjalë është e pranueshme dhe kjo zgjedhje do të na çonte në këto dy mbyllje, në dy vargjet e fundit:

V6

Rêve étouffé

Ce sombre matin d’automne, la pluie se déversait, froide,
sans pitié sur le toit de la maison au petit jardin.
Il ouvrit les yeux. La femme dormait tout contre lui,
prise dans le piège des rêves légers du matin.
Le vieux philosophe se leva et saisit
le grand oreiller moelleux, rempli de plumes.
Il le posa sur la tête de la femme,
appuya ses deux mains sur l’oreiller.
On n’entendit rien.
Il téléphona, parla très peu.
Trois minutes plus tard, il se trouvait dans le petit jardin
de la maison, sous un ciel soudain sauvage.
Il ne sentait ni l’humidité ni le froid.
L’ambulance arriva, suivie des policiers du quartier.

*On le prit par les bras
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police.

*On le prit par les bras afin de l’emmener
pour le faire monter dans l’ambulance ou dans la voiture de police. ( më e gjata)

Sugjeroj titullin Ëndërr e mbytur / Rêve étouffé, si një alternativë, nëse dëshirojmë të fokusohemi në aktin e “femicid”- it. Kështu, titulli bëhet metaforë e tij: ëndrra e mëngjesit bëhet simbol i një jete gruaje të ndërprerë, i një zëri gruaje të mbytur, i një ekzistence gruaje të zhdukur. Nënvizoj se edhe titulli origjinal është i fortë, pasi fokusohet te padrejtësia, toleranca e shoqërisë për ta mbrojtur burrin, figurën e filozofit, shpëtimin e vrasësit nga gjykimi. Kjo është thjeshtë një zgjedhje mbi atë ku duhet të orientohet lexuesi.

#Udhëkryqi #Ëndërr #Ëndërr_e_mbytur #Femicid #Filozof #Grua #Mbytje #Ambulancë #Polici #Padrejtësi #Çmenduri #Metaforë#KujtimShala

©klarabudapost.com

CC