Mbrëmje
Anila Xhekaliu, është shkrimtare dhe përkthyese letrare nga gjuha frënge. Ajo ështe autore e tri librave: romani “Përftyra”, 2007, përmbledhja me poezi “Medium” 2009, dhe romani “Muranat”, 2011, botimet “Buzuku”. Kjo poezi është marrë nga vëllimi “Medium” 2009.
Anila Xhekaliu
Tiranë, 19 Février 2016, 19 : 21
Supe shpinë
flokë të pangjyrë
vija gjymtyrësh
fillojnë te këmba ime.
Hap zvogëlim shumëfishtë
diametër rruzulli.
Ngrohtësi mishtë dora nis zgjatimin
e një tjetre.
Këmba-këmbës
më ndjek humb përhumb përvjedh braktis,
fundqiell m`arratis
ku një zjarr shuhet.
Version française