Paris, 7 qershor 2026
Në sheshin Joachim-du-Bellay në Paris, u zhvillua një tubim qytetar në mbështetje të protestës që po vazhdon në Shqipëri. Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një projekti të kontestuar: të lagunës së Nartës dhe zonës së Zvërnecit, por jo vetëm, të cilin e konsiderojnë një kërcënim serioz për një nga ekosistemet më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë.
Nisma, e shpallur si jopartiake, mblodhi kryesisht të rinj shqiptarë të diasporës, organizuar nga iniciativa e një grupi vajzash prej një liste WhtAppi, të cilëve iu bashkuan edhe përfaqësues të brezave më të vjetër që jetojnë prej dekadash në Paris dhe Francë. Organizatorët theksuan karakterin spontan dhe qytetar të mobilizimit, i lindur nga shqetësimi për shkatërrimin e mjedisit dhe nga nevoja për të mbështetur protestën më të madhe që nga lëvizja e 90 tës në Shqipëri.
Përtej debateve mbi pjesëmarrjen dhe mbështetjet individuale, mesazhi kryesor i manifestimit mbeti i qartë: mbështja e protestës që vazhdon pandërprerje në Shqipëri, transparenca në vendimmarrjen publike dhe mbrojtja e pasurisë natyrore dhe historike shqiptare. Pjesëmarrësit i bënë thirrje autoriteteve shqiptare të anulojnë projektet që rrezikojnë në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e Nartës dhe të Zvërnecit dhe më gjerë. Pjesëmarrësit që e morrën fjalën e respektuan natyrën jo partiake të manifestimit, të afishuar nga organizatorët por si e gjithë mbështetja e protestës aktuale shqiptare, në kryeqytetet europiane; edhe kjo nuk mund ti shpëtonte thirrjeve për ndryshimin e një qeverisje të korruptuar që e ka mbushur kupën.
Mes pjesëmarrësve kishte edhe ish-ministra të kësaj maxhorance, megjithëse të degizuar në flamingo dhe të mbuluar me shami, e që për etikë më parë do të duhet të distancoheshin qartë nga politikat që kanë mbështetur gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Pasi dhe perderisa kjo protestë qartas i ka kaluar dimensionet e mbrojtjes së mjedisit dhe u shpalos edhe si revoltë e një qeverisje që kishte detyruar këta të rinj, të ishin pikërisht në këtë qytet, në këtë moment. Rreth 30 000 shqiptarë kanë lënë shqipërinë gjatë vitit 2025.
Megjithë përpjekjet që disa pjesëmarrës i perceptuan si tentativa për instrumentalizim ose ndikime të jashtme, (duke shpalosur atë që po i ndjek shqiptarët si mortje: mosbesimi ndaj njeri tjetrit), organizatorët këmbëngulën se kjo lëvizje mbetet para së gjithash një nismë qytetare, e mbështetur nga shoqëria civile dhe nga një brez i ri, dhe sigurisht nga vajzat e ardhura rishtas në Paris, që kërkojnë një Shqipëri më transparente, më demokratike dhe më të drejtë.
Shumë të rinj nuk mundën ta ndanin çështjen e Nartës dhe Zvërnecit nga realiteti politik që po jeton vendi. Ashtu si në Tiranë, në qytete të tjera të Shqipërisë, dhe në botë, edhe të pranishmit në Paris shprehën hapur lodhjen e tyre ndaj korrupsionit, përqendrimit të pushtetit, mungesës së llogaridhënies dhe arrogancës së kryeministrit shqiptar.
Për shumë prej tyre, mbrojtja e Nartës dhe Zvërnecit nuk është vetëm një çështje mjedisore. Ajo është bërë simbol i një kërkese më të gjerë për ndryshim, për respektimin e ligjit, për mbrojtjen e pasurive publike dhe për ndërtimin e një Shqipërie ku interesi i qytetarëve të vendoset mbi interesat klienteliste dhe politike, ku zhvillimi të respektojë kulturën, historinë dhe mirëqënien e një populli, që pas një gjysëm shekulli totalitarizëm, nuk meriton të hidhet në humnerën e një liberalizmi tê shfrenuar, por të merret në mbrojtje nga qeveritë e tij, e aq më tepër këto të fundit të afishuara si socialiste. Një komb dhe një vend nuk mund të ketë të ardhme pa ndihmuah më të dobtit e tij dhe nuk mund të krenohet që la të vdesë në internim nënën Mare, 104 vjeçare të cilës rregjimi i pushkatoi, i internoi bijte dhe tranzicioni e la në të njëjtën kasolle, dhe nuk i ktheu kurrë tokat që po i jep sot me VKM-të dhe madje ndryshimin e ligjit me një euro simbolik investitorëve strategjikë, që kanë strategjike janë vetëm në anën tjetër.
Nga Parisi u dëgjua një mesazh i qartë: Mbeshtetja e protestës, mbrojtja e natyrës, e trashëgimisë, lufta kundër korrupsionit dhe kërkesa për më shumë demokraci, janë sot pjesë e së njëjtës aspiratë për një Shqipëri të re.
#FlamingoRevolution #AlbaniaNotForSale #SaveNarta #ProtectZvërnec #NartaNukShitet #ShqipëriaNukShitet #DorëheqjeKryeministrit #JusticeForAlbania #ProtectAlbanianNature #NewAlbania #DiasporaForAlbania #StopCorruption #NartaZvërnec #FlamingosForFreedom#MeJetu
Foto courtesie organizatorët
Në shënjë proteste kundrejt Mediave të shitura shqiptare, ne prej vitesh tashmë refuzojmë të përdorim vizibilitetin e tyre, që është edhe arsyeja e kësaj gazete të pavarur qytetare, që funksionon në respekt të profesionalizmit dhe etikës.
©klarabudapost.com


Manifestation, Paris, le 7 Juin, 2026 © image i përpunuar IA për respekt të privatësisë së organizatorëve, shpërndarja e paautorizuar është e ndaluar dhe mund të sjellë ndjekje gjyqësore.