Sepse nganjëherë gjërat më të rëndësishme ndodhin në periferi të asaj për të cilën kemi ardhur.
Koincidon që sot është ditëlindja ime, dhe në Prishtinë kam një mike që e ka ditëlindjen në të njëjtën ditë, as për këtë nuk dua t’ju shkruaj.
Ditëlindjet, në njëfarë moshe, bëhen më shumë një heshtje sesa një festë.
Sa herë që marr avionin bëj një selfi, e kemi një pakt me tim bir, i them mirupafshim me një selfi, kështu nëse avioni shkërmoqet në mijëra copa së bashku me mua, i kam thënë mirupafshim, dhe ai mund të shohë një imazh të fundit nga unë. As për këtë nuk dua t’ju flas!
Ndoshta çdo nënë që udhëton fsheh diku një supersticion të vogël kundër humbjes. Me pëlqen ta marr avionin në mbrëmje pasi më duket sikur e fitoj një ditë: i kushtoj udhëtimit kohën që normalisht do të duhej të haja darkë, po as për programet e udhëtimeve të mia nuk do t’ju flas, tejet personale dhe pa kurrfarë interesi.
Nata në aeroporte ka diçka pezull, sikur njerëzit udhëtojnë më pak të mbrojtur nga vetja. Po edhe për këtë do t’ju flas njëherë tjetër.
Teksa bëra selfin mbrëmë dhe ia nisa tim biri para se të ktheja telefonin në “mode avion”, spikati një fytyrë e njohur, një prej pasagjerëve ulur disa rreshta më pas meje, në anën e hublot-it, në këtë avion të Austrian Airlines. Klikova mbi foto dhe zmadhova portretin: Glauk Konjufca. Ishte mirë e bukur ai që drejtoi Parlamentin e Kosovës si president i tij, dhe tani është ministër i Jashtëm i Kosovës. Ai po udhëtonte me një avion të linjës Vjenë-Prishtinë që unë e kisha marrë në korrespondencë në Vjenë, në linjën Paris-Prishtinë të të njëjtës kompani.
Dhe kjo ishte gjëja që më goditi menjëherë: jo prania e tij, por mënyra krejt e zakonshme e asaj pranie.
Por për këtë ministër të qeverisë Kurti 2, që nuk e lanë të ushtrojë detyrën me zgjedhjet e reja në horizont. Zgjedhjet e reja, e kë duhet të votoni, edhe për këtë nuk do të përzihem. Pasi ju miq, ose të njohur që më ndiqni – e dini se as për zgjedhjet nuk ju kam folur e nuk do t’ju flas, sepse asnjëherë nuk e kam bërë që kur kam lënë gazetarinë për të tjera shkrime… Po çfarë dua t’ju them po pyesni ju?
Ndoshta vetëm një detaj të vogël, por që më dukej më i madh se shumë fjalime politike.
I hapa sytë mirë, e ndihmuar nga syzet e mia “fumée et me dioptri”, po nuk isha gabuar: ishte ministri i Jashtëm i Kosovës. Ai udhëtonte në avionin e linjës Austrian Airlines, rreth tri radhë pas meje, që i bie në rreshtin e 14, pra i shkrirë me turmën.
Në business class kishte vende bosh. Ai rrinte pas meje, në mes të njerëzve.
I mbështetur tek hubloti, i shoqëruar nga dy djem të rinj, besoj garde du corps, por shumë discret (pa lëvizje të ekzagjeruara për të shënuar prezencën e sigurisë pranë tij, por thjesht, në një heshtje, që i kishte bërë edhe ata që kishin përballë, apo rrotull, të respektonin intimitetin e tij).
Asnjë koreografi pushteti. Asnjë nevojë për të kujtuar se kush ishte.
Kishin hyrë thjesht, ishin veshur thjesht dhe ishin ulur në avion pa krijuar asnjë spektakël rreth vetes.
Dhe ndoshta pikërisht aty fillon qytetaria: tek mungesa e spektaklit.
Dhe në avionin mbushur plot me prishtinas, askush nuk lëvizi, nuk u shqetësua, përveç ndoshta të një gruaje që e tregonte kontrollin, duke mbajtur në krahë e ecur në korridorin mes sediljeve, që të mos qante, e ndoshta të flinte.
Askush nuk nxori telefonin. Askush nuk iu afrua. Ishte një qetësi pothuaj elegante.
Normalisht sa herë që kam takuar personalitete kosovare jashtë habitatit të tyre i kam përshëndetur, por para Konjufcës, sa modest dhe human ka qenë herët e pakta që e kam takuar, ngrita lehtë dorën drejt fytyrës për të evituar që shikimet tona të kryqëzoheshin, duke respektuar këtë pakt të heshtjes që atij ia bënin gjithë qytetarët…
M’u duk më fisnike të mos e përshëndesja. Ishte sikur gjithë avioni kishte bërë në heshtje një pakt dinjiteti me të.
Një marrëveshje e padukshme mes njerëzve dhe pushtetit, rrallë e parë në Ballkan.
Shiheni selfien me të cilën po ju përshëndes sot, në ditëlindjen time. Dhe në sfond pas, në rreshtin e 14 të sediljeve të Austrian Airlines, pa dashje, kishte hyrë edhe një leçon qytetarie. Ndoshta fotografia më e bukur e kësaj nate është pikërisht imazhi që preva (për respekt të privacisë ) ky mësim që Kosova i jep Shqipërisë, Ballkanit dhe botës.
Ju përshëndes, Glauk Konjufca.
#thjeshtësi #qytetari #dinjitet #normalitet #modesti #diskrecion #ant_spektakël #respekt #elegancëqytetare #pushtetpanormalitet #heshtje #etikëqytetare #leçon #Ballkan #pushtetpanjerëzor #qetësikolektive #kulturëdemokratike #autoritetpazhurmë #businessclassbosh #mesnjerëzve #Kosova #Prishtina #AustrianAirlines #ministriijashtëm #paktdinjiteti


13 maj austria airlines