Misteri është një det pa brigje
ku poetët gjithmonë kanë dashur të zhyten,
me xhepat plot botë të kripura hijesh.
Nëse deti do të heshtte,
a do ta shpiknin ata përsëri gjëmimin e valëve?
#Misteri #Deti #Poetët #Hija #GjëmimiIValeve #ZëriIDetit #Imagjinata #Krijimi #Epanjohura #Poezia
© Klara Buda, pronë intelektuale e autores.


xhepat plot botë të kripura hijesh