Monolog’ i Migjenit

"Letersia Shqiptare e periudhës 1944-1990, edhe pse e shkruar nën një shtypje politike ekstreme, ka disa shpërthime që tregojne se gjuha Shqipe, edhe në ato kushte, lëvrohej nga disa temperamente vërtet magmatikë. Konsideroni këtë poezi Monolog' i Migjenit të Xhevahir Spahiut nga libri "Zgjimi i Thellësive," i cili u ndalua dhe u bë karton ne vitin 1981." GB

Gëzim Basha

Paris, 7, shtator 2018

Monolog’ i Migjenit

Nuk është sëmundja që ma bren mushkrinë,
as breng’ e dashurisë, as dhe fati.
Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë
Ma nguli koha me sa fuqi pati.

 

Ndodh që poetit zemra ti përgjaket
Nga nje trishtim i vockël, nga një fjalë,
Por mua sot tollumbat e vocrakëve
kanë hapur gojën e po me hanë të gjallë.

 

Nga ky trishtim dhe gurrët mund të plasin
s’mund të mos çahet zemra si me plor,
Kendoni, ju, për thinjat e udhëheqsit,
Poetë të oborrit mbretëror.

 

Kur grushti nis ti hakërrohet zotit,
Më lind një shpresë, dridhuni tiranë.
Ma shkulni shokë këtë shigjetë prej gjoksit,
Me të u bini
Atyre që më ranë.
Xhevahir Spahiu, 1980

Përzgjodhi Gëzim Basha