Stili i Udhëheqjes së Gruas Shqiptare

MOTHER TERESA, ONE OF THE MOST SUCCESSFUL FIGURES IN HELPING THE POOR BEFORE SHE WAS A CATHOLIC MISSIONARY, WAS AN ALBANIAN GIRL. HER LEADERSHIP STYLE HAS BEEN DESCRIBED AS THE LEADERSHIP OF SITUATIONS, IT IS BASED ON THE LEADERSHIP OF THE ALBANIAN WOMAN, ENRICHED WITH THE CATHOLIC TRADITION. IT STANDS OUT AS A VERY SPECIAL ORGANISATIONAL CULTURE THAT IS NOT KNOWN BY THESE TERMS TO THE GENERAL PUBLIC. IN THIS STUDY, KLARA BUDA TRIES TO ANALYZE THE NATURE OF ALBANIAN WOMEN’S LEADERSHIP IN GENERAL, BASED ON THE EXAMPLE OF HISTORICAL FIGURES OF ALBANIAN WOMEN FROM ANTIQUITY TO OUR DAYS, HAVING AS A PILLAR THE EXAMPLE OF MOTHER TERESA. HERE WE PUBLISH A BRIEF SUMMARY OF THIS STUDY.
KLARA BUDA

26 août 2016, New York, USA

Version anglaise generated automatically 

Stili i veçantë i Udhëheqjes së Gruas Shqiptare dhe Kultura e Organizimit

(nga lashtësia, totalitarizmi shqiptar deri tek lufta e Kosovës dhe ndërtimi i shtetit të ri)

(Që prej kur mund të flasim për feminizëm shqiptar?)

                                                                                   « Nga Shkupi i lindjes tek humanitarja më e dashur e njerezimit, Nënë Tereza                                                                                                        është shëmbulli më i shkëlqyer i Leadershipit të gruas Shqiptare! » KB

« Burrat nënë hije lozin kuvendojnë, pika që su bie se nga gratë rrojnë ! » Çajupi

Nënë Tereza, një nga figurat më të sukseshme në ndihmën kundrejt të varfërve para se të ishte një misionare katolike ishte një vajzë shqiptare. Lidershipi i saj, i cilësuar si lidershipi i situatave ka në bazë lidershipin femëror shqiptar, të pasuruar me traditën katolike. Ajo dallohet për një kulturë të organizimit shumë të veçantë dhe të pa njohur me këto terma nganpubliku i gjerë. Në këtë studim Klara Buda përpiqet të analizojmë natyrën e Leadershipit[1] të gruas shqiptar në përgjithësi, mbështetur në shëmbullin e figurave historike të grave shqiptare që nga lashtësia deri në ditët tona, duke pasur si shtyllë shëmbullin e Nënë Terezës.

Lidershipi i grave shqiptare është një lidërship i situatave ! Gra të thjeshta, dhe lista është shumë e gjatë, në të shumtën e rasteve kanë ndihmuar dhe gjetur zgjidhje për fëmijët dhe familjet e tyre, në situata të vështira, por jo vetëm, në situata të vështira. Është pikërisht nga ky terren që më pas, në varësi të kushteve cilësitë e tyre si lidere të situatave janë vënë në praktikë dhe ato janë zbuluar si lidere, të komunitetit dhe më gjerë. Pamvarësisht nga niveli i shkollimit të gruas, nënës apo vajzave, ky është stili më i përhapur i Lidershipit femëror shqiptar.

Cilat janë veçoritë e tij ?

Çdo lider lind dhe ritet në kushte të veçanta sociale e historike. Që lidershipi femëror shqiptar të shprehet në shumicën e rasteve vërehet një veçanti : mungesa totale e pranisë mashkullore. Bëjnë përjashtim rastet e grave të ndërgjegjësuara për rolin e tyre, kryesisht në kohët moderne, sic është rasti i Nënë Terezës.

Gruaja dhe vajza shqiptare është manifestuar në shumicën e situatave kur në familje ka munguar burri, në rastet e grave kur ka vdekur bashkëshorti, në rastin e vajzave kur ka vdekur babai, në mungesë të vëllezërve, ose kur  vëllezërit kanë humbur, ose janë vrarë për shkak të luftrave.

Rasti i virgjereshave të betuara, është një përjashtim, që vërteton rregullin e mësipërm. Ato « kthehen » në burra për sa i përket zakoneve dhe sjelljes në shoqëri, dhe pamvarësisht kushteve ( megjithëse edhe në këto raste shpesh mungon elemeni mashkullor në familje) kështu marrin rolin drejtues që neë shoqërinë shqiptare tradicionale e ka normalisht burri.

Për të ilustruar çfarë thamë më lart shëmbuj vijnë që nga lashtësia. Mbretëresha Teuta ishte e veja e mbretit Agron, ndërsa Shote Galica ishte e veja e Azem Galicës.

Pra leadershipi i gruas shqiptar është manifestuar shumë herët dhe shumë shpesh, ose gati gjithmonë, ai ështëshfaqur në mungesë të elementit mashkullor, apo të burrit.

Në këto kushte lind hipoteza se ai është lidership i lidhur me traditën tonë familjare patriarkale. Ky lloj lidershipi është influencuar, apo ka marrë formë, edhe si pasojë e një stili të veçantë mashkullor (burri) që nganjëhërë dallohet më shumë për dembelizëm apo paaftësi. Situatë që e përshkruan tejet qartë poeti shqiptar i shekullit te 19- të Andon Zako Çajupi në vargjet emblematike:« Burrat nënë hije lozin kuvendojnë, pika që su bie se nga gratë rrojnë ! »

Ky kusht social, ka pasur historikisht një ndikim të paneglizhueshëm në krijimin bazës së lidershipit femëror, pasi gruaja shqiptare (e mësuar me këtë tip burri), shpesh nuk pret ndihmë nga faktori mashkullor dhe ndryshe nga shoqëritë e tjëra patriarkale (ku burri siguron anën financiare të familjes) ajo e di se është pikërisht ajo vetë që duhet ta mbarojë punën, është ajo që duhet të veprojë si në përditësi ashtu edhe në situata të veçanta të vështira.

Por rëndom, që në kushte normale gruaja do të duhet t’ja lërë rolin drejtues, bashkshortit, vëllait apo madje edhe djalit. Këto janë norma të heshtura por që i kërkon dhe i respekton shoqëria tradicionale shqiptare.

Cili është kontributi tradicional i gruas shqiptare në familje?

Siguron ushqim

– përmes gatimit, dhe me specialitete tradicionale shqiptare si bureku, arrin të ushqejë familjen edhe me pak gjë ose asgjë (vetëm miell, vaj dhe mbushja që varion sipas ushqimeve të momentit, madje edhe vetëm me fasule dhe miell, dredhaniku i kthyer në art në zonën e Korçës) një punë e vështirë për shumë amvisa kudo në botë.

Siguron strehë

– përmes mikpritjes tradicionale ajo (këtu së bashku me burrin) afron strehë.

Siguron veshje

– përmes konfeksionimit të veshjeve, (dikur do të endëte apo tjerrëte) ajo dhe e bën këtë normalisht sikurse edhe në një situatë të vështirë.

Siguron higjenë

– përmes përkujdesjes, gruaja duke larë teshat e pastruar shtëpinë, prevënon sëmundjen dhe është po ajo që për kujdeset për fëmijën e sëmurë, prindët, por jo vetëm.

Në këto kushte mund të themi që Lidershipi i Nënë Terezës, i njohur si një Lidership i situatave, është frymëzuar nga Lidershipi Femëror Shqiptar. Është gjenialiteti i Nënë Terezës, që kuptoi se ajo nuk mund të kryente këtë rol drejtues në vendin e saj. Kështu që ajo u largua duke hyrë në manastir.

Nënë Tereza, nën shëmbullin e grave të familjes, të qytetit e të vendit të saj, do të ndihmojë njerzit qofshin ata të uritur, të pa strehë apo të sëmurë. Ajo nën shëmbullin e nënës shqiptare, si të qe një nënë me fëmijët e saj nuk do të bëj dallim dhe nuk do të zgjedhë kë të ndihmoje dhe kë jo, por do ti ndihmojë dhe do tu japë dashuri të gjithëve pa asnjë dallim. Ajo nuk do të kufizohet në një lloj ndihme, por si një nënë do tu sigurojë atyre ushqim, një vend për të qëndruar dhe shërbim shëndetsor, apo të gjitha së bashku kur është nevoja.

Me veprimin e saj ajo qe e lirë të zhvillojë talentin e saj dhe duke zëvëndësuar Shkupin natal me Kalkutën dhe bëri kështu që lidershipi femëror shqiptar të të marrë përmasa planetare.

Falë një intelegjence të veçantë Nënë Tereza do ta ngrejë lidershipin femëror shqiptar në përmasa të pa aritura ndonjëhërë më parë nga gra të tjera shqiptare.

Por siç e treguam më lartë, megjithë pasurimin dhe perfeksioimin që ajo u bëri këtyre parimeve, ajo i trashëgoi ato prej nënës e gjyshes ndaj është e rëndësishme të nënvizojmë se baza e tyre vjen nga kultura shqiptare, lidershipi femëror shqiptar.

Nënë Tereza do të mesojë anglisht, një gjuhë më të madhe për të komunikuar me më shumë njërëz. Ajo do të zgjedhë Indinë ku në atë kohë ka më shumë të varfër, për të ndihmuar sa më shumë njerëz dhe ku ajo e ka shumë vështirësi, dhe nuk ka mjete për ti ndihmur të gjithë po pikërisht ajo do të zgjedhë «  to challenge » dhe do të mësojë të gjejë fonde për të ndihmuar të gjithë të varfërit në nevojë. Ajo mësoi jo vetëm gjuhën por edhe se si të japë ndihmën e shpejtë e të sigurojë një shërbim urgjent duke e pajusur veten me të gjitha që i duhen për të komunikuar dhe për të ndihmuar një njeri në nevojë ! Zgjuarsia dhe kreativiteti i saj i veçantë do ta ndihmojnë që të gjejë zgjidhje për çdo situatë me të cilën ndeshet në rrugën e saj për të ndihmuar të varfërit. Në situatat më të vështira dhe mbi të gjitha aty ku roli i saj i Lidershipit kalon në një nivel sipëror është rezultat i faktit se ajo do të bëjë plane për të ndihmuar popullin e Indisë dhe do të arrijë të ndihmojë shumë më tepër njerëz se sa nje sistem social qeveritar, duke u bërë provë edhe për faktin se dimensioni i suksesit është i varur vetëm nga dimensioni që ai merr në kokën dhe zemrën tonë.

Ajo do të frymëzojë shumë punonjës humanitare dhe në kthim, shumë studentë që ajo kishte mësuar do të kthehen për t’u bashkuar me atë në rrugën e saj për të ndihmuar njerëzimin.

Në librin : «  Mother Teresa CEO: Unexpected Principles for Practical Leadership”, botuar nga Berrett-Koehler publishers (Nënë Tereza CEO : Parimet surprizuese për Lidershipin praktik) autoret Ruma Bose and Lou Faust e shikojne rolin udhëheqës te Nënë Terezës në një kend veshtrim të ri, në perspektivën e Lidershipit në bisnes[2].

Nënë Tereza

 

 

Ata e kualifikojnë stilin e Lidershipit të Nënë Terezës të bazuar në « thjeshtësi absolute dhe prakticitet » dhe se parimet e saj të liderdshipit janë « mësim nga observimi, frymëzim nga shëmbulli dhe zbatueshmeri universale ».

Sipas këtyre autorëve pesë mësimet që dalin nga stili i lidërshipit të Nënë Terezës janë :

 

 

 

  • Identifiko qartë misionin tënd. Nuk ka dyshim se aksioni i Nënë Terezës ishte të ndihmonte të varfërit. ( Të njohësh mirë misionin tënd dhe ta bësh atë sa më të thjeshtë që të jetë e mundur për të tjerët, ndihmon në drejtimin e organizatës suaj.)
  • Të dish ku të vendosësh limitet.

Nënë Tereza është kritikuar shpesh për zgjedhjet që bëri, por objektivi i saj ishte të mbaronte punën duke respektuar gjithmonë atë në të cilën besonte.

  • Të presësh kohën e duhur.

Nënë Tereza priti njëzetë vjet për të filluar « Missionaries of Christ in Calcutta” (Misionaret e Krishtit në Calkuta).

  • Përqafo dyshimin.

Nënë Tereza kishte dyshime dhe i shprehte ato. Ajo mendonte se të shtrosh pyetje dhe të rivlerësosh misionin tend janë elementë thelbësorë për tu ritur dhe për tu zhvilluar si Lider.

  • Ndiq pasionin dhe misionin tënd.

Nënë Tereza e dinte cila ishte thirrja e jetës së saj dhe e ndoqi atë.

Nëse do të zhvillonim më tepër cilësitë e këtij lloj lidershipi, duke konsideruar edhe një grup autorësh të tjerë do të të shtonim edhe karakteristika të tjera si:

  • Organizimi dhe disiplina: Ajo vazhdoi me një disiplinë të hekurt të mësojë anglisht, parimet e katolicizmit dhe kur u dërgua në Indi, kishte mundur që të mësojë aq shumë sa të ishte e sigurtë se ishte e gatshme për t’u kujdesur dhe për të ndihmuar të varfërit dhe nevojtarët. Madje këtë e kishte të qartë para se të marrë leje për t’iu kushtuar këtij misioni.
  • Vendosmëria: Ajo ishte e shqetësuar për varfërinë në Indi dhe pasi vendosi që jetën e saj tja kushtojë kujdesjes për të varfërit, ajo e bëri këtë me vendosmëri më të madhe, gjatë gjithë jetës së saj.
  • Pajisja me mjete e duhura: Ajo mësoi metodat e mjekësisë dhe siguroi mjetet (ushqim dhe strehim) si dhe fonde dhe vetëm pas kësaj vendosi të ndihmojë të sëmurët dhe të varfërit në nevojë. Ajo siguroi gjithshka që i duhej në mënyrë që të mund ta realizonte misionin e saj, para se ta fillonte këtë mision.
  • Efektiviteti: Ajo bëri të njohur gjendjen e varfërisë në vende si India dhe frymëzoi shumë shoqata që të vijnë për ta ndihmuar dhe institucione të ndryshme që të japin fonde për misionin e saj. Pra ajo e riti efektivitetin e punës së saj duke mbledhur shumë bashkëpuntorë dhe në kthim u bë i njohur si një humanitare e famshme.
  • Inteligjenca: Ajo mësoi gjuhën dhe gjithashtu se si të përdori mjekësinë në mënyrë profesionale për të ndihmuar të sëmurët. Ajo mësoi gjatë gjithë jetés.
  • Besueshmëria: Ajo ndihmoi shumë njerëz, që vareshin tek ajo për ushqim, mjekim, strehim, etj. Ajo nuk la kurrë asnjë njëri që i kërkoi ndihmë pa e ndihmuar, pasi para se të hapte missionin e saj ajo ishte informuar për nevojat dhe u përgatit për të qënë e sigurt për ti përballuar të gjitha nevojat. Kjo e bëri që të fitojë kredibilitet, njerzit besonin në të.
  • Kurajua: Ajo ishte e gatshëm për të provuar shanset. Ajo la shtëpinë e saj dhe familjen për të siguruar dhe për të ndihmuar ata që ishin në nevojë.
  • Besimi: Ajo ishte e bindur në punën e saj dhe kishte besim tek vetja.
  • Kujdesi: Ajo kujdesej për të gjithë njerzit e ardhur për të kërkuar ndihmë, ajo nuk hodhi poshtë askënd.
  • Qënie frymëzuese: Ajo frymëzuar të tjerët për të bërë mirë. Njerëzit, kur panë atë çfarë bëri ajo, u frymëzuan për t’u bashkuar me të, për të ndihmuar ata me më pak fat.

Bibliografi:

«  Mother Teresa CEO: Unexpected Principles for Practical Leadership”, Berrett-Koehler publishers

[1] Udhëheqje

[2] Nënë Tereza drejtoi një organizatë me 4000 punonjës në mbi 100 vende, sikurse edhe më shume se 1 milion vullnetarë

abstract

Nënë Tereza, një nga figurat më të sukseshme në ndihmën kundrejt të varfërve para se të ishte një misionare katolike ishte një vajzë shqiptare. Stili i saj udhëheqës është cilësuar si Leadershipi[1] i situatave, ai ka në bazë lidershipin e gruas shqiptar, të pasuruar me traditën katolike. Në këtë studim Klara Buda përpiqet të analizojmë natyrën e Leadershipit[1] të gruas shqiptar në përgjithësi, mbështetur në shëmbullin e figurave historike të grave shqiptare që nga lashtësia deri në ditët tona, duke pasur si shtyllë shëmbullin e Nënë Terezës. Këtu botojmë një resume – shkurtesë, të këtij studimi.

1-Udhëheqja