Requiem – Rekuiem

Në dhjetë vjetorin e vdekjes, një poezi nga Frederik Reshpja…Requem për vjeshtën…

Frederik Reshpja

Noton në përrua me gjethet mbështjellë

Një ditë e vdekur vjeshte
Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë
Mbi syte e verdhë në heshtje

Rrëzohet nga drurët trishtimi i borës
Lugina me hënë e lyer
Dhe drerët e erës vënë kujen në dhembje
Me brinjët prej akulli thyer

Më vdiq dhe kjo vjeshtë, më shkoi dhe kjo ditë
Qefini me gjethe tharë
O dimri i drerëve me brirët në erë
Kë vjeshtë të qaj më parë?