Requiem for a Nun – Rekujem për një Murgeshë William Faulkner

“E kaluara nuk është kurrë e vdekur. Nuk është as e kaluar.” William Faulkner, Requiem for a Nun

KBP
William Faulkner

“E kaluara nuk është kurrë e vdekur. Nuk është as e kaluar.” William Faulkner tek Requiem for a Nun

 

Requiem for a Nun (Rekujem për një Murgeshë), e nobelistit William Faulkner.

Tema kryesore e Requiem-it ka të bëjë me shpengimin shpirtëror për veprat e këqija të së kaluarës përmes vuajtjes dhe njohjes së fajit të njeriut. Fjala “murgeshë” në titull i referohet karakterit Nancy, një prostitutë e dënuar për vrasje dhe është konceptuar të mbartë si kuptimin sakrificën e një prostitute, dhe në kuptimin bashkëkohor ose të përgjithshëm, atë të një gruaje që sakrifikon veten për të shpëtuar mëkatarët.

Është histoia e një djali të shoqërisë së lartë që kalon një kohë me një vajzë, Tempo dhe një natë, për shkak se është i pirë, në vend që ta shoqërojë në shtëpi, përfundon në nje zonë prostitucioni, ku Tempon e marrin peng dhe pasi e përdhunojnë e mbajnë të mbyllur për një kohë. Gjatë kësaj kohe personazhi kryesor i novelës implikohet në vrasjen (duke ndjekur personin që keqpërdor tempon, makina e tij merr flakë dhe mendohet se ai vdes) ku prostituta është e pranishme. Për të mbuluar këtë implikim në vrasje si dhe faktin që Tempo është detyruar të prostituohet, ai martohet me të, duke i ofruar asaj një jetë plot decentë, një pozicion në shoqëri, dhe duke blerë njëkohësisht heshtjen e saj nëlidhje me “peripecinë”.

Por, siç kuptohet, Tempo në atë pozicion, megjithëse e detyruar me forcë, kishte zbuluar veteveten dhe vazhdon ti mungojë dhunuesi i saj, që mendohej kishte vdekur gjatë aksidentit. Por kur ai kthehet dhe i kërkon të ikë me të dhe të braktisë familjen dhe fëmijët, ajo pranon. Atëherë, Nancy, ish-prostitutë e angazhuar nga tempo si mendeshë, vret fëmijën që Tempo po bëhej gati të braktisë për ta ndihmuar këtë të fundit që të kuptojë rëndësinë e aktit të saj ( pasi duke u larguar me “pronarin – të dashurin” ky fakt i jetës së saj bëhet publik dhe një fëmijë me një nënë prostitutë është i vdekur nga ana sociale).

Novela trajton pikërisht faktin se si spiralja e krimit shkon gjithmonë creshendo dhe se krimi ikryer nuk blihet (ose shlyhet kollaj) dhe aq më pak me një krim tjetër. Se nga akti i parë kriminal, ose qoftë edhe shkelja e parë më e vogël, për shkak të rekuperimit që i bëhët gjithmonë këtij akti të parë apo krimit në përgjithësi, ( me rekuperim kuptohet se ai përdoret për presione dhe shantazh) shpesh shkohet në një krim më të madh. Se çdo krim sado i vogël, të tërheq në një krim edhe më të madh, dhe kështu spiralja të çon në sfera nga të cilat nuk del dot më ose duke u bërë një kriminel më i madh ose duke u zhdukur nga sytë këmbët. E kaluara nuk është kurrë e vdekur, për Faulknerin.

Një prej linjave që del e trajtohet në këtë novelë  dhe mësimi që del është se çdo njeri që hyn në rrugën e krimit aksidentalisht, pa e kuptuar e në rrethana të veçanta, ai duhet të përpiqet të dalë menjëhërë – kushto që të jetë çmimi! Se e kaluara nuk është kurrë e vdekur. Nuk është as e kaluar, sipas Falknerit. Në të kundërt, spiralja e krimit, do ta çojë individin gjithnjë e më tutje, për të mos thënë më larg apo më lart, pasi këta janë cilësorë që tregojnë ngjitje dhe në fakt spiralja e krimit të zhyt poshtë e më poshtë!

Prostituta e dytë, të cilës prostituta e parë, nënë bilogjike e fëmijës por jo nënë, i beson foshnjën, e vret atë, në momentin kur nëna bilogjike po përgatitej të linte këtë fëmijë dhe bashkëshortin e saj për të ikur me ish dhunuesin e saj, pronar prostitutash.

Murgesha, një grua me ngjyrë – e kryen vrasjen, e shtyrë prej besimit të saj se vuajtjet do ta shoqëronin foshnjen e braktisur, nëse nuk do të ritej në një familje me nder, dhe se ai do të vdiste socialisht, në atë epokë, Elizabetiane ku femra që nuk respektonte moralin e kohës e çnderonte gjithë familjen. Stigmatizohet këtu edhe fakti se disa kushteve sociale në të cilat lind një fëmijë, ai shpesh nuk u shpëton dot.

Historia është shumë komplekse dhe shumë dimensionale ndaj është e vështirë të përmblidhet, por ideja themelore e kësaj novelë që trajton botën e krimit në Ameriken e shekullit të shkuar është se : kurrë nuk mund të blihet një krim dhe aq më pak me një krim tjetër. Pra përpjekja për ta mbuluar një krim shpesh çon në një krim, ose krime më të rëndë e me të mëdhenj dhe në këtë ndërlidhje krimesh përçohet ideja se e shkuara, nuk është e shkuar, ajo të ndjek kudo, është e pranishme në të përditëshmen tënde ( brenda teje dhe në kujtesën e dëshmitarëve) pra ajo e shkuara është prezencë.