Panairi i Librit Prishtina 2014 vlereson arritjet e autoreve dhe te librit

Ne perfundim te Panairit të Librit “Prishtina 2014″, kesaj feste te librit dhe te shkrimtareve, Shoqata e Botuesve të Kosovës, nderoi me çmim për Vepër Kapitale, publicisten dhe botuesen e mirënjohur kosovare Sanije Gashi, për librin “Prishtina e fëmijërisë sime”. Me çmimn për Vepër Kapitale nderohet edhe Arben Islami per vepren” Kosova madheshtore.”

Vellimi më i mirë me poezi është vleresuar “ N’zanafille, i poetit dhe publicisti kurajoz Halil Matoshi, ndersa romani me i mire është vlerësuar  “Shansi I dyte” i Erjus Mezinit. Per kritike, studime letrare, eseistike dhe publicistike eshte nderuar Anton Nikë Berisha, ndërsa Islam Balaj eshte vleresuar në zhanrin e letërsisë për fëmijë. Perkthyesi i mirenjohur Afrim Koçi u shpërblye per përkthimin më të mire per romanin  me tematike shqiptare, “ Koha e ngrire” i autores Koreano Jugore Anna Kim.

Elvira Dones, u vleresua si shkrimtarja e vitit per vepren “ Lufte e vogel e perkore” me tematke mbi luften e Kosoves, ndërsa të njëjtin çmim në kategorinë e të huajve e morri Edouard Louis per librin “Mori fund Eddy Bellegueule”, perkthyer nga Anila Xhekaliu.

Sipas Koha Ditore, romani “ Kembet e gjarprit” i Veton Surroit rezultoi te jete titulli me i kerkuar.

Edicioni i 16-të i Panairit të Librit “Prishtina 2014”, u zhvillua ne Prishtine, nga 3 deri me 8 Qershor, 2014. Juria e tij perbehej nga Naim Kelmendi, Ilire Zajmi – Rugova dhe Anila Xhekaliu.