Letërsi shqipe në Parisin Letrar

Ilire Zajmi, Livre Paris, 15 mars 2019

Paris, 15 mars 2019

Nga Nezir H. Kraki

Sot n’Paris nuk folem për politikën e Kosovës as për telenovelat e telekomit por për letërsinë shqipe si të vetmin produkt te eksportueshëm që nuk na skuq publikisht.

Kosova e kishte një orë të rezervuar në skenën e Evropës. Aty folem rreth letërsisë shqiptare të Kosovës këto 20 vitet e pasluftës. Temat letrare dhe ndikimi i krijimit letrar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në mirëmbajtjen e ëndrrës për ideale fisnike.

Është knaqësi ta takosh Kosovën tonë të vogël në Parisin ‘tim’ të madh. Shoqata e botuesve të Kosovës me kryetarin e saj Edon Zeneli, shtëpia botuese Buzuku me themeluesin e saj Abdullah Zeneli dhe autorët e krijuesit tanë të cilët na prezentojnë në raste të tilla, janë për t’u falënderuar e duartrokitur për këtë vitrinë letrare.

Kosovës së zhytur në mjegullen e shtetngrënjes i duhen momentet të tilla brenda dhe jasht saj. Dhe, ne që mund të kontribuojmë në këso rastesh duhet ta shohim Kosovën si projekt në bërje dhe ta ndihmojmë.

Vetëm kështu mund ta parandalojmë zhbërjen e saj. Ndërkohë, letërsia na mundëson shpresën dhe na realativizon pritjen. 

Livre Paris 2019 debati mbi Letërsinë shqipe në periudhën post konfliktit.
Nga e majta në të djathtë Adem Gashi, Ilire Zajmi, Klara Buda, Nezir H. Kraki, Haxhi Kraki, Marigona Kelmendi.


****
Stenda e Kosovës – L117 – është vendosur në seksionin e Evropës, e ftuar e nderit në këtë panair. Aktiviteti letrar në stenden e Kosovës rinis nesër nga ora 10h00 dhe vazhdon deri të hënën 18 mars 2019.

“Kosovës së zhytur në mjegullen e shtetngrënjes i duhen momentet të tilla brenda dhe jasht saj. Dhe, ne që mund të kontribuojmë në këso rastesh duhet ta shohim Kosovën si projekt në bërje dhe ta ndihmojmë.” N H. K