“NJËQIND E NËNTËDHJETË E TRE KAFAZËT” NJË PREJ ROMANEVE MË THERËS MBI TOTALITARIZMIN SHQIPTAR

Ylli, heroi kryesor, dëshiron të rrojë i lirë dhe pa lidhje të forta, qoftë me atdheun, apo çdo lloj tjetër “dashurie” që do ta bënte më pak të lire. Kundërshtar i çdo forme nacionalizmi, ndryshe nga sa ndodh sot në Europë e cila mezi po i bën ballë populizmit në rrijtje dhe prirjes për kthim tek identiteti kombëtar.

A do të bëjë, ai me faj atdheun e tij për atë çka në fakt është fajtor totalitarizmi dhe vitet e tranzicionit?

A kërkon ai të çlirohet prej dashurisë së një atdheu të keq, shkaktar i sa e sa vuajtjeve të tij, apo refuzon ai çdo lloj nocioni të atdheut?

Paris, 16 qershor, 2017

Në romanin e fuqishëm të Rezart Palluqit “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët”, heroi kryesor, Ylli, refugjat politik shqiptar në Hollandë, dëshiron të rrojë i lirë e dhe pa lidhje të forta me atdheun dhe me çdo gjë që ja kujton atë. Ai kundërshton çdo forme nacionalizmi, në ndryshim me atë që ndodh sot në Europë e cila mezi po i bën ballë populizmit në rritje dhe prirjes për kthim drejt identitetit kombetar. Shëmbëlltyra e një Europe të bashkuar të Mastritit duket se po cënohet.

I prekur edhe vetë nga kjo gjendje, protagonisti i romanit, që është njëherazi edhe rrëfimtari në vetën e pare, rreket të çlirohet, të shpëtojë nga çdo simbol kombëtar. Aq i vendosur është për ta realizuar këtë çlirim sa ndërrmer akte të përbuzjes së simboleve dhe i shkon mendja se një gjë e tillë mund të arrihet për shembull duke i kthyer flamujtë në mbathje. Kështu ai do të blejë flamujt kombëtarë të 193 vendeve, gjithë sa gjen në një dyqan, për t’i qepur pastaj në të mbathurat e tij. Kjo neveri ndaj simboleve lidhet me historinë e të atit, të cilin e kanë ekzekutuar për shkak të admirimit për yjet, dhe të flamurit amerikan, për shkak se përmban 50 yje.

Ylli rreket të çlirohet prej çdo kujtese, pamore apo dëgjimore,  që i sjell në mendje atdheun, duke i quajtur ato pengesa të lirisë së tij. Ai do të vetëndëshkohet duke gëlltitur një sasi të madhe piperi për të ndaluar tërheqjen e fortë nga shija e pjatave tradicionale shqiptare. Ylli lufton parreshtur kundër dëshirave të tij për të shmangur mallin për atdheun. Thellësisht i bindur për pasojat e dëmshme të këtyre kujtimeve në jetën e individit ai arrin madje deri sa të ëndërrojë një akt makabër si nxjerrja e syve të të birit për ta shpëtuar nga lidhja me vendin, në një kohë çdo lloj lirie është e pamundur pa dritën e syve. Ai është i gaçëm të bëjë gjithshka për të mos vuajtur prej tërheqjeve “patriotike”, në mënyrë që fëmija e tij ta gëzojë jetën lirisht e ta shijoje, tërësisht e ngado në liri.

Si për ironi të fatit, romani zgjidhet atje pranë portokalles, pemës së tij të dashur e të endërruar.

Ylli është i traumatizuar që nga fëmijëria, nga përjetimi i zhdukjes së të atit, si rezualtat i magjepjes nga yjet. 14 vjet (viti i botimit të “193 kafazëve”) pas “rënies” zyrtare të totalitarizmit, Shqipëria ende nuk është një vend demokratik por një sistem hybrid me tranzicion të gjatë. Pa e matur rrezikun e asaj që thotë, Ylli flet fare hapur, duke akuzuar personat adeguatë për vrasjen e të jatit, ish agjentët e Sigurimit. Ndonëse pa pushtet politik, pas rënies së totalitarizmit ata janë kthyer në biznesmenë. Kështu këta oligarkë, të fuqishëm po aq sa më pare, për shkak të pushtetit ekonomik, bëjnë ligjin edhe sot.

Më keq se i ati, Ylli do të eliminohet pa pa gjyq, pa akuza, qofshin këto edhe të rreme.

A do të bëjë, ai fajtor atdheun e tij për atë çka në fakt është faji i totalitarizmit, apo viteve të tranzicionit?

A kërkon ai të clirohet prej dashurisë së një atdheu të keq, shkaktar i sa e sa vuajtjeve të tij, apo refuzon ai çdo lloj nocioni të atdheut?

Është vertet interesante kur zbulon se si ky roman, një prej romaneve më therës mbi totalitarizmin shqiptar, synon të ngrihet përtej  çdo ndjenje kombëtare. Ai trajton dilemën e imigrantit se kë të zgjedhë në mes të atdheut të tij apo atdheut të integrimit.

Përktheu nga frëngjishtja Adriana Koxha

Versioni francez