Mos e vrit protestën!

Nga ka humbur poeti, "kryepoeti", ndërsa studenti proteston ?
Pse heshtin" poetët e kombit" ? Të zënë me vargje utilitare, strukur në ndonjë shërbim ambasade, a më zi?
Klara Buda
Nga ka humbur poeti, “kryepoeti”, ndërsa studenti proteston ?

Pse heshtin” poetët e kombit” ?

Të zënë me vargje utilitare, strukur në ndonjë shërbim ambasade,

a më zi?

Qahet taksapaguesi, për studentin e padijshëm, që paguan për notën,

A është vallë ky fajtor për sistemin e kapur?

Dhe ti leader, i çdo krahu qofsh,

harrove se dikur si këta të rinj ëndërrove?

Se si këta studentë protestove?

Pesha e trashëgimisë të përtheu,

Edhe të theu ndoshta,

Por ende s’të ka vra, pa e vra protestën !

Mos e vrit protestën!

Edhe sukur vetveten për të ta bësh kurban!