Mid’hat Bej Frasheri

"Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, po i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshimi ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia."

                                                                                                                  Mid'hat Bej Frasheri

Edlira Zeneli
Mid’hat Bej Frasheri

Paris, 14 nentor, 2018

  1. AVDUL SHITE PASURINË

Avdul shite pasurinë
Një barrë flori
Hype Pamporrit e shkove
Ti për në Berlin
Për vatanin, Shqipërinë
të gjëje shpetim.

Bismarkun ta pjekje doje,
për një kuvendim
t’i thoshje dhe të kerkoje
të drejtat si trim.
Dhe Bismarku seç te priti
ndënje ne skambi:
– Burrë, ç’ke për të më thënë
dhe cili je ti?
– Jam nga soji shqipëtar
Bir nga Frashëri.
S’kemi gjak, as fis, as farë,
neve me Turqi,
Jemi vetëm shqipëtarë
dhe duam liri.
Nuk kini faré të ndrejtë,
ju për Shqipëri;
Që ta ndani pjesë- pjesë
sikur s’ka njeri.
Ne kurrë s’do të pranojmë,
zgjedhë e roberi,
burra gra do te luftojmë
sa të shuhemí!

  1. O Avdul ç’mëndje që pate

O Avdul ç’mëndje që pate
Që shite ç’pate ku pate
Me çifligje e me irate
Mustafa Begës ia dhe
-Qysh e dhe o derëzi,
Për një karroqe flori
– I dhashë për Shqipëri,
Që ta kemi në liri
Mos të na e marrë njeri,
As grek, serb, as Mal i Zi,
Po ta gëzojm ú e ti
– Avdul Frashër, Avdul Be’,
Po Zvërnecin kujt ia dhe?
– E bleu Dalan Kanina
Për dy karroqe stërlina.

Qemal Elmaz Selimi (Tatezat-Sarandë)
Shkruar rreth vitit 1915

Kortezi Edlira Zeneli, zbardhi për KBP një këngë të dëgjuar nga gjyshi i saj.
Citimi në krye, kortezi e përzgjedhjes nga Gëzim Basha