Më lirë në Paris, aty ku studioi Denis DIDERO-i

Student shqiptar! “… më lirë i kushton të studiojë në Universitetin e Lashtë të Sorbonnes, themeluar në shekullin e 13 të dhe që gjatë Republikës së Tretë në Francë u bë vendi i Lavdisë së Sistemit të Edukimit Republikan francez; aty ku në 1735 do të diplomohej filozofi Denis Diderot për të permendur vetëm një nga dhjetra dijetarë të shekullit të dritës!”

Denis DIDEROT

Paris, 24, décembre, 2018

E kuptoj që ata që nuk e njohin sistemin Publik Universitar Francez mund të mendojnë se nuk ka interes një krahasim midis Universitetit të Tiranës dhe atij të Sorbonnes. Por unë personalisht mendoj se është e rëndesishme që të krahasohet sistemi Shqiptar i Universitetit publik me atë të vendeve si Franca, Italia, apo Gjermania, nëse kemi aspiratën të hyjmë në Europë dhe të rradhitemi mes kombeve të qytetëruara !
Sado paradoksale që kjo mund të duket krahasimi i publikes në Shqipëri me publiken në Francë është essencial për të treguar se sa të larta relativisht janë çmimet e UT!
Dikush do të argumentojë se Franca është shtet i fuqishëm dhe kështu që mund ta mbajë falas Unversitetin e saj publik i hapur për të gjithë, ndërkohë që ekselentëve të saj që  hyjnë në “Grandes Écoles” i jep rrogë (jo bursë) pra janë stidentë, që fitojnë më shumë se rroga mëe vogël e lejuar në Francë.
Po bazohem në vlerën në euro të këtij edukimi në sistemin publik francez, pamvarësisht a është falas apo jo, për të krahasuar pastaj vlerën monetare të sistemit francez në raport me atë shqiptar.
Nga një llogaritje bazike, çmimi, ose shpenzimet e një viti për studentët dalin në bazë të rrogës së pedagogut, shpenzimeve të qerasë së sallave, materialeve të mësimit, sigurisë, pastrimit, etj. Të gjitha këto rezulton se në francë janë afërsisht 10 herë më të larta se në Shqipëri ku rroga mesatare është gati 15 herë më e ulët se rroga me e ulët e lejuar në Francë.
Për studentët francezë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme shteti jep bursë që mbulon qeranë dhe gjithë tarifat e tjera, ndërsa për gjithë të tjerët që nuk janë në nevojë për ndihmë, shpenzimet vjetore administrative, nuk i kalojnë 150 Euro në vit. Shqiptarëve që vijnë e studiojnë në Paris, shteti Francez – deri tani- u jep ndihmë për qeranë në atë që quhet CAF dhe shpesh – edhe ua kthen shpenzimet e rregjistrimit.
Nga llogaritjet krahasusese del se çmimi vjetor që duhet për të shkolluar një student shqiptar në UT është proporcionalisht më i ulët se ai që duhet në Francë.
Kështu edhe nëse shteti shqiptar nuk do të financonte Universitetin e Tiranës, çmimi që i detyrohen atij studentët është është më i ulët i llogaritur me pagesën për orë ose shërbime në Francë.
Është fatkeqësi që ish studentë Shqiptarë, vite më parë ardhur në Francë janë ndihmuar nga sistemi public francez për të kryer studimet e tyre në një kohë kur të dalë nga diktatura ishin fare të varfër, nuk janë identifikuar me bashkëstudentët e vendit të tyre për të ndihmuar që edhe në vendin tonë, studentët të mund të përfitojnë një edukim falas, por u bënë themelues të Universitetve Private dhe të katrahurës që pasoi me ligjin 80/2015 e që solli shkatërimin e sistemit Universitar Public Shqiptar, e që për të cilën maxhoraca aktuale, që e ka votuar ka përgjegjësi të plotë.
Pra paradoksale dhe absurde janë çmimet në Universitetin publik shqiptar, pasi vetëm rezultatet që dalin nga ky krahasim llogjik, thonë që një studenti shqiptar më lirë i kushton të studiojë në Universitetin e Lashtë të Sorbonnes, themeluar në shekullin e 13 të dhe që gjatë Republikës së Tretë në Francë u bë vendi i Lavdisë së Sistemit të Edukimit Republikan francez; aty ku në 1735 do të diplomohej filozofi Denis Diderot për të permendur vetëm një nga dhjetra dijetarë të shekullit të dritës nxënës të këtij universiteti prestigjioz e që influencuan jo vetëm Europën por mendimin e gjithë botës.