Marmara Hanëm

Poeteshe ne gen,Valdeti na shpalos nje histori individuale do te thosha qe te rremben me asociacionet e mendimeve dhe te ndjenjave ku shpesh nderthuren naiviteti i femijerise me dinjitetin e gruas qe perballon drama te shpirtit. Ne kete kompleks ndjesish dhe emocionesh, ajo eshte e zonja te ruaje ekulilibrin e narracionit dhe madje, ta shfaqe ate me te gjitha ngjyrat e bukura, perfshire edhe humorin e holle dhe ironine e sofistikuar. SM

Sami Milloshi

PROZA E POETESHES

________________________

Une e kam te lehte te shkruaj per prozen e Valdet Antonit. Pse ? Sepse e njoh poezine e saj qe prej me shume se 40 vjetesh, pikerisht kur ajo m’i jepte doreshkrimet e saj t’i lexoja ne auditoret e Universitetit. Por, ne te njejten kohe e kam te veshtire, sepse Valdeti ka qene dhe eshte nje mendje krijuese qe nuk i njeh limitet e sanksioneve te stilistikes.
Librin e saj, “Marmara Hanem”une nuk dij se cfarë  ta quaj, roman, novele, poeme apo cfarë?
E kuptoj se po tregohem shume ” klasik”.
Po, tek e fundit, cfarë rendesie ka zhanri ne kete Bote Estetike kaq te ndervarur, ku ti mund te emocionohesh edhe prej nje grafike me shume se sa prej nje romani te tere…
Valdeti ka arritur te na binde me prozen e saj se do te na shkaktoje emocione te fuqishme edhe pa mbetur robine e teorive letrare.
Poeteshe ne gen,Valdeti na shpalos nje histori individuale do te thosha qe te rremben me asociacionet e mendimeve dhe te ndjenjave ku shpesh nderthuren naiviteti i femijerise me dinjitetin e gruas qe perballon drama te shpirtit. Ne kete kompleks ndjesish dhe emocionesh,ajo eshte e zonja te ruaje ekulilibrin e narracionit dhe madje, ta shfaqe ate me te gjitha ngjyrat e bukura, perfshire edhe humorin e holle dhe ironine e sofistikuar.
Marmara Hanem, eshte nje deshmi e lirise se gruas shqiptare, nje deshmi artistike per dilema te patreguara me pare ne letrat shqipe, dilema te cilat letersia shqiptare ose i ka varrosur persegjalli, ose i ka paraqitur bardhezi.
Valdeti nuk ia ka lejuar vetes kete. Perkundrazi, me nje regjister te shumëanshem filozofik, emocional dhe estetik, ajo ka arritur te na percjelle per bukuri,me nje stil teper te vecante, fatin e gruas ne Shqiperine e sotme. E ka percjelle poetikisht dhe dramatikisht ne te njejten kohe. Dhe kjo menyre rrefimi, per mendimin tim, i jep domethenie te vecante librit te saj.
Poeteshe e spikatur, Valdet Antoni, me librin Marmara Hanem, e kaloi suksesshem proven e prozatores.
Une ju ftoj ta lexoni librin e saj, dhe, me besoni, do te mbeteni rober te hijeshise se prozes se saj metaforike.