Pse shqiptaret duhet ta mbeshtesin Mark Gjonaj

                                                                                           “Mark Gjonaj, sjell në pushtet energjinë e shqiptareve, si përfaqsuesi  imigranteve,                                                                                                      që janë shpirti i New Yorkut dhe e bën këtë me elegancë dhe klas” AM.Cuomo

7 vjetorin e Pamvarësisë së Kosovës, e urojnë nga Governatori i New Yorkut tek Presidenti i Bronx-it, gjë ka më shumë jehonë se sa dhjetra manifestime të kominitetit tonë për të mbeshtetur shtetin më të ri të botës.

KLARA BUDA
Foto Kortesi nga Dritan Haxhia

BRONX, February 18 2015

Paraqitja e buxhetit, “2015 Opportunity Agenda” të governatorit të New Yorkut Andrew M. Cuomo at the Bronx House, Bronx ishte një shëmbull se sa mund të fitojë një vend, një ethni kur ka përfaqsuesit e vetë, qoftë edhe një, në pushtetin qendror të shtetit në Amerikv, në këtë rast në New York.

Governor Andrew M. Cuomo paraqiti në 18 shkurt Agjendën e tij rajonale  “2015 Opportunity Agenda” në « Bronx House » në Bronx ku ai ngriti problemet që ka në këtë borough të New Yorkut si dhe propozimet e tij për të ringjallur besimin publik në qeverisje.

2015 oportunity agenda

Ishte një projekt novator dhe i larmishëm që tregonte se sa thellë i ka hyrë Governatori Andrew M. Cuomo problemeve të vërteta që vuajnë zona të tilla që ende nuk e kanë zhvilluar gjithë kapacitetin e tyre. Si i biri i Governatorit të famshëm Mario Cuomo dhe pasues besnik i vlerave të tij, ai paraqit një një plan të shkëlqyer për ç’rrënjosjen e problemeve më të forta sociale dhe të edukimit në Bronx. Po ndalem me kaq në këtë projekt të rrallë e novator që për herë të parë merr në konsideratë kaq thellë hallet e një borough  si Bronx-i, pasi ky nuk është objekti i këtij shkrimi, desha të trajtoj një tjetër temë : atë të shqiptarëvë në Bronx dhe më gjerë në Amerikë dhe të vleres të pazëvendësueshme që ka prania e përfaqsuesve nga komuniteti në pushtetin lokal e qendror të një shteti, në këtë rast  New Yorku.  Si dhe inkurajimi i personaliteteve të sukseshëm të komunitetit si Richard Llukaj, Fadil Berisha apo Kim Biberaj, (për të permendur vetëm disa, e duke qënë e ndërgjegjëshme se ende nuk e njoh mirë liderdshipin e komunitetit shqiptar në NY), që të kandidojne në pushtetin lokal e qendror.

Ishte pra një rast i veçantë dhe sigurisht një nder i madh për distriktin e Bronxit që Guvernatori i New Yourkut Andrew M. Cuomo, të paraqesë agjendën e tij rajonale pikërisht në Bronx. Por sa i madh është efekti kur në këtë konferencë amerikano-amerikane, Kosova dhe pamvarësia e saj përmenden nga çdo folës!

Mark-gjonaj-assambleman

Foto si kortezi nga Dritan Haxhia

Assemblymani shqiptaro amerikan Mark Gjonaj, nuk kishte qënë ndonjëherë më krenar, aq më tëpër se shqiptaro amerikanët kishin ardhur të shumtë në numër dhe nga të gjitha borough-t për ta mbështetur përfaqsuesin e tyre në instancën më të lartë legjislative të shtetit të New Yorkut. Prania e madhe e shqiptaro amerikaneve u duk nga ovacionet e fuqishme që e bënë sallën të ushtojë dhe treguan se Assemblymani shqiptaro amerikan kishte në Bronx, më shumë mbeshtetës se sa edhe vetë amerikanët e zgjedhur në këtë distrikt. Dhe kjo megjithëse takimi mbahej në në oren 10 të mëngjezit, që do të thotë se të gjithë këta shqiptare të New Yorky-ut kishin lënë punën për të mbështëtur përfaqsuesin e tyre. Duartrokitjet the thirrjet e mbështetësve ishin aq të forta sa që e bënë Mark Gjonaj ta fillojë fjalën e tij me një wooow habije, thellësisht i prekur e i emocionuar nga kjo mbështetje.

Diversiteti dhe emri Albanian, ishin në te gjitha diskutimet e kesaj paraqitje buxheti New Yorkeze…

Pa përjashtim të gjithë diskutantët që e morrën fjalën në këtë takim u uruan të pranishmëve 7 vjetorin e Pamvaresisë së Kosovës, të shënuar e kremtuar vetëm një ditë me parë.

A do të kishte ndodhur kjo nëse asambliman në këtë district nuk do të ishte një shqiptar?

President i Bronx, Ruben Diaz Juinior u uroi të pranishmëve, 7 vjetorin e Pamvaresisë së Kosovës. Ai duke nënvizuar faktin se diversiteti është një element i rëndësishëm në Bronx, permendi faktin se shembulli i gjallë i përfaqsimit të këtij diversiteti në qeverisje është vetë personi i Assemblyman shqiptaro amerikan Mark Gjonaj. Ai shënoi faktin se numri i shqiptarëve është rritur në mënyrë të ndjeshme në Bronx dhe Bronx është borrow ku shqiptaret jane faktor, dhe ata janë bërë më shumë faktor që kur njeri prej tyre është i pranishëm në vëndimmarrje. Eshtë e mençur dhe e mirë që shumë shqiptaë e kanë kuptuar se duhet ta mbështesin përfaqsuesin e parë të tyre në këtë instancë kaq të lartë shtetërore të Amerikës.

Governor Andrew M. Cuomo uroi 7 vjetorin e Pamvaresise se Kosoves: “New Yorku është vendi ideal ku imigrantët vijnë dhe tentojnë ëndrën tyre me një energji të veçantë dhe është pikërisht një shqiptar që na e sjell këtë energji në Asamblenë e New Yorkut. Mark Gjonaj, sjell në pushtet energjinë e shqiptareve, si përfaqsuesi imigranteve, që janë shpirti i New Yorkut dhe e bën këtë me elegancë dhe klas.” Sigurisht këto janë komplimenta të rradhës që të zgjedhurit dinë të ua drejtojnë njëri tjetrit, por larg këtyre fjalëve të bukura, le të analizojmë dhe nënvizojmë faktin se prania shqiptare e nderoi Mark Gjonajn, por nga ana tjetër Mark Gjonaj duke bërë pjesë në këtë instancë shtetërore kaq të lart bën për njohjen e çështjes kombëtare Kosovare e Shqiptare më shumë se dhjetra manifestime të komunitetit së bashku, nuk dua aspak të nënvleftësoj manifestimet e komunitetit të cilat kanë vlerën e tyre dhe pa to nuk do të merrej vesh kurrë se sa një çështje e prek komunitetin. Kjo eshte arsyeja se pse shqiptaret duhet ta mbeshtesin Mark Gjonaj, por edhe duhet të inkurajojnë personalitete të sukseshëm të komunitetit si Richard Llukaj, Fadil Berisha apo Kim Biberaj etj., (per te permendur vetëm disa e ndërgjegjëshme se ende nuk e njoh mirë liderdshipin e komunitetit shqiptar), për të kandiduar në pushtetin lokal e qendror.

Si përfundim do të thoja se nga kjo ngjarje rrjedhin dy konkluzione:

Së pari se Mark Gjonaj duhet mbështetur pasi ai është për momentin shqiptaro amerikani zëri i të cilit dëgjohet më shpejt dhe në instancat më të larta të shtetit të New Yorkut. Mendoj se këshilltarët e afërt shqiptarë të Asambleman-it shqiptar, disa prej të cilëve nuk janë objektivë, duhet të kuptojnë përfundimisht se duhet të lënë mënjanë hollësitë e llojit: ma nxori foton time në gazetë, apo ma shkruajti emrin në artikull, sepse do të mbarojnë shpejt shqiptarët që vijnë vetëm njëherë. Duhet që ata të synojnë mbështetje më të gjerë e te ndergjegjesuar e cila është e mundur.

Së fundi, sekretarët apo këshilltarët e Gjonajt duhet të evidentojnë shqiptarët pjesëmarrës dhe fillojnë e të dëgjojnë për së mbari zërin e komunitetit që të kenë mbështetës koherentë dhe të përhershëm. Ka ardhur koha që disa antarë të ketij stafit të kalojë nga diletantizmi i tanishëm në profesionalizëm gjë që fillon nga sjellja e tyre si pjesë e lidershipit ku i ka ngritur Mark Gjonaj, duke mos i trajtuar njerzit sipas preferencave të tyre personale e pastaj të akuzojnë gezetarët profesioniste, se po flasin lart e posht. Sepse gazetarët profesionistë nuk flasin “posht e lart”, por flasin vetëm lart, që do të thotë fredom of press, shtyp i lire! Nuk e kam fjalë për ata gazetarë që në mënyrë demonstrative nuk vijnë në aktivitete të rëndësishme edhe kur këto janë për festa Kombëtare si 28 Nentori apo 17 Shkurti, dhe se e bëjnë këtë se nuk kanë marrë sa duhet rushfet, por për profesionistë dhe pjese te kominitetit që janë dekurajuar…

Botuar tek Dielli 18 shkurt 2015