KOSOVA DASHURIA IME V

«Askush në rrugë.

Zbrazët, tmershëm zbrazët.

Aty kam qarë […]

Me rugën e fëmijërisë sime e braktisa Prishtinën[…]

Udhës me sy të mjegulluar nga lotët shihnim mjerimin:

Shtëpi të shkatëruara, vende të shkrumbuara, gjithçka e lënë shkret… »FB

Klara Buda

Tortura dhe burgu

Flora Brovina, Aferdita Zekaj, Zahrie Podrimqaku

Flora Brovina, do të kujtojë me dhimbje largimin nga Prishtina e fëmijërisë  gjatë transferimit për në burgjet serbe:

«Askush në rrugë.

Zbrazët, tmershëm zbrazët.

Aty kam qarë […]

Me rugën e fëmijërisë sime e braktisa Prishtinën[…]

Udhës me sy të mjegulluar nga lotët shihnim mjerimin:

Shtëpi të shkatëruara, vende të shkrumbuara, gjithçka e lënë shkret… »

Në burg do të qëndrojë heroikisht edhe pse ishte e sëmurë. Kthimi në Kosovë pas lirimit do t’i sjelle një emocion të madh. Poetesha do të shprehej:  « Ishte ndajnatë kur më filluan të rrahurat e zemrës! Shoqëruesja nga Kryqi i Kuq më thotë: Edhe pak jemi në Kosovë ! – E di, i them, ma dëftuan të rrahurat e zemrës !

Por shpejt nuk do të mendoj të gëzoj lirinë e saj, megjithëse e sëmurë pasi e shqetësojnë ata bashkëatdhetare që i ka lënë pas kangjellave të hekurta. Në një maratonë një ditore do të ndërmarrë vizitën në burgun famëkeq të Nishit, më pas në burgun Qendror të Beogradit, për të mbëritur në orën 9 të mbrëmjes në burgun e Pozharevcit, ku gjen Aferdita Zekajn, shoqen e saj të dhomës, sot punonjëse e nderuar e policisë në Pejë dhe shqiptaren më të torturuar Zahrie Podrimqakun. Kjo e fundit do të tregojë : «Gjithmonë na rrihnin nga dy gardiane:  kishin kërbaçë gjysmë metri me trashësi 10 cm […]  Përpiqesha t’i ruaja pjesët më të ndjeshme të trupit, i ruaja veshkat. Kur më rrihte Nadica, thoshte – « t’ia llomisim duar e këmbë », kështu që mezi kthehesha në dhomë. Njëherë pas bombardimeve të NATO-s, ishte çmendurisht agresive ! »

Flora Brovina duke puthur token e Kosoves, ne momentin e kthimit nga burgu ne vitin 2000

Botimi i librave mbi keto ngjarrje është njëkohësisht edhe një përshpirtje për të gjithë të rënët por në mënyrë të veçantë edhe një perkulje përpara fatit të grave që e kanë përjetuar tmerrin e luftës në disa dimensione: humbjen e më të dashurve të tyre, dhunimin dhe vrasjen.

E nëse askush nuk ka menduar akoma ta vlerësoj heroizmin e tyre me një përmendore, Sanije Gashi me penën e saj e ka bërë këtë.

P.-s

Klara Buda, gjate luftes se Kosoves ka qene kryeredaktore dhe shefe e sherbimit shqip te Radio France Internacionale në Paris. Ne vitin 1998, ajo inicioi peticionin e intelektualeve franceze kunder pastrimit etnik ne Kosove.

Analiza te bazuara ne faktet e librit me reportazhe si “Histori të tmerrit 1998 – 1999”, Sanije Gashit, dëshmi e vyer e rezistences femërore! Ky Liber ështe një përkulje, një omazh para këtyre heroinave të dhimbjes,  një dekoratë e denjë në gjoksin e tyre.

Original Language of this paper is in Albanian