BUDA PERGENJESHTRON AUTORESINE E PROGNOZES SE LUFTES NE MAQEDONI

Te dashur lexues jo të gjithe artikujt e botuar në klarabudapost - kanë firmën Klara Buda. KBP
Respektoni etikën duke cituar burimin e artikujve

Artikulli: “Skenar i Ri konflikti  në Ballkan” i ri-botuar me pikpyetje nga KlaraBudaPost“Skenar i Ri konflikti  në Ballkan?”dhe i ri-botuar më pas nga shumë gazeta në linjë me titullin Gazetarja Klara Buda parashikon luftë në Maqedoni, nuk është shkruar dhe as firmosur nga Klara Buda. Ai është marrë nga perqasje.com dhe burimi fillestar është Zhurnal

Klara Buda nuk është autore e tij dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me koalicionet dhe partitë shqiptare e maqedone ne Maqedoni.

Gazetat në fjalë po të konsultonin klarabudapost.com dhe të citonin burimin do të eleminonin gabimin mbi autorësinë e prognozës së kryengritjes së armatosur në Maqedoni. Klara Buda përpiqet të bëjë analiza të bazuara në fakte dhe jo në emocione.

Në fund të këtij artikulli të marrë me leje nga Përqasje, gazeta online klarabudapost shkruan:

“Ky artikull është marrë nga perqasje.com burimi fillestar Zhurnal

Shenim: Sipas opinionit të klarabudapost  : ky artikull vlen të konsiderohet por duket  tejet emocional dhe i pa faktuar!”

I lutemi Gazetave që e kanë botuar këtë artikull nën autorësinë e Klara Budës ta përgënjeshtrojnë autorësinë e gabuar!