Mos Harro, ishim vete ne 16 vjet më parë!

" Ne kishim nevojë për ujë të pastër për fëmijët e te tjerët, por policia na goditi me ujë të ndotur " - Një refugjat me fëmijën e tij në Röszke, Hungari” KLARA BUDA

English Version Water Cannons as Welcome 

Nje foto e refugjateve në kufirin mes Hungarise dhe Serbise, shpërndarë nga Human Right Whatch më kujtoi kohen kur mbuloja luften e Kosoves, si gazetar në Radio France International ne Paris.

Human Right Watch

Imazhet jane simetrike, një nënë kosovare me një foshnje në gji dje, nje baba me një fëmijë të trembur sot, aq sa eshte e veshtire te mos kujtohesh, te harrosh.

Mos ta harrojme këtë vuajtje, kjo ishte e vështirë për të gjithë ne. Persekutimi, shpërngulja dhe terrori, u ka ndodhur shqiptarëve edhe vetëm 16 te vjet me pare.

Me kujtohet nje mbasdite, ishte pikerisht ajo dite kur televizionet e mbarë botës treguan ecjen e kolones se refugjateve Kosovare brenda shinave te trenit, të tmerruar nga lajmi se zona nga ku do kalonin ishte nje zone e minuar. Ishin imazhe tronditese, aq me teper se, si një popull i ri në moshë që jemi, ne mes të kolonës kishte shume femijë. Kisha pergatitur dhe prezantuar Buletinin Informativ të RFI-së, ne menyren më të baras peshuar të mundëshme, profesionalisht, duke paraqitur të gjitha anët e kesaj situate dhe pa lene te duket në zërin tim, asnje emocion ne lidhje  me dëbimin çnjerëzor nga trojet e tyre shekullore të popullit tim. Kisha qendruar staujë e akullt në shërbim të informacionit, ashtu siç u kërkohet të gjithë gazetareve profesioniste, që kanë nderin të kenë Kartën e Shtypit Francez, jashte e pamvaresisht nga ethniciteti i tyre. Por diçka e vecante dhe befasuese me ndodhi kur u ktheheva atë natë, në shtëpi. Djali im, në atë kohë tre vjeç, mu hodh si zakonisht në krah duke me thirrur qe tutje  Maamiii, me të njëjtën gjuhë, tingull sikurse fëmijët kosovarë qe e ulërinin këtë fjalë të bekuar në kolonat e  pafundme te refugjatëve, më kujtohet se teksa e shtrëngoja fort në gji shpertheva në lot…e natyrshme, e kuptueshme…Në një tjetër “destiny” edhe ai mund të ishte mes atyre fëmijëve të tronditur të cilëve frika se po të nxirrnin këmbën jashtë shinave u ishte futur në palcë dhe do ta mbanin atë me vete, ndoshta me vite, derisa sa të mësonin si të çliroheshin prej saj.

Note:

Kenneth Roth, Drejtori Ekzekutiv Human Right Whatch me shkruan  sot.

“Refugjatët e ikur nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre janë goditur me gaz lotsjellës dhe ujë tek kërkojnë strehim në Evropë. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Human Rights Watch raportoi kushtet për faqe të zezë në qendrat e burgimit të emigrantëve përgjatë kufirit të Hungarisë me Serbinë.

Kjo është e papranueshme, dhe duhet të ndalet tani. Dhuroni për të ndihmuar në mbrojtjen të të drejtave të njerëzve që i largohen dhunës dhe persekutimit.

Emigrantët dhe azil-kërkuesit janë duke u mbajtur në vende të papastra, kushte të mbipopulluara me qasje jo adekuate në ushqim, ujë të pastër dhe kujdes mjekësor.

Nënat e dy foshnjave të porsalindura në kamp – në moshë më pak se një muaj – thanë se foshnjat kishin ethe të larta dhe të vjella dhe nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet evropiane kanë detyrim të sigurojnë që Refugjatë, Migrantë dhe azilkërkues të trajtohen në mënyrë humane dhe që të drejtat e tyre respektohen.

Human Rights Watch ka hulumtuesit në terren që bëjnë të njëjtën rrugë me azilkërkuesit – duke ngritur zërin dhe duke dokumentuar abuzimet. Avokatët e HRW jane duke sensibilizuar udhëheqësit botërorë për të ushtruar presion mbi qeveritë për të hequr pengesat për kalimin e sigurt për këta njerëz në krizë.

Mbeshtesni HRW që të ndihmojë për të mbrojtur jetën e të gjithë atyre që janë të dëshpëruar për të gjetur një vend të sigurt për ta thirrur shtëpi. “

 

Po e mbyll me nje thirrje popullit tim, tani jashte thirrjes se pushtetit politik. Kjo gje, megjithese me nje tjeter variant te shkaqeve dhe te rrethanave, i ka ndodhur popullit shqiptar vetëm 16 vjet më parë, gjatë luftës së Kosovës, por jo vetëm. Persekutimi dhe aparteidi i opositës shqiptare të rregjimit totalitar, nga më të ashprit e të gjith Kampit të Lindjes perfundoi vetem 25 vjet me pare dhe është jo vetëm pjesë e historisë por ende i freskët dhe i gjallë në individë që e kanë jetuar e perjetuar personalisht atë. Shqiptarë kudo që jeni dhe sido që e keni vuajtur persekutimin, debimin, apo arratisjen nga vendi juaj, atë kohë të vështirë për të gjithë ne, Luftën e Kosovës dhe Regjimin Totalitar Shqiptar, une mendoj se kjo vuajtje na ben ne me te ndjeshem dhe na ngarkon me nje mision, ate te solidaritetit tuaj për refugjatët që kerkojnë ndihme sot. A nuk filloi Nene Tereza jone vetem me dy duart e saj dhe nje lutje? Ate qe beri ajo mund ta beje sejcili prej nesh sot, megjihtese nuk jemi nje vend i pasur. Ata vuajne sot te njejten gje sikurse ne dje. Nese poilitikanet nuk ndermarrin asnje hap, ne shqiptaret e thjeshte nuk mund ta harrojme pastrimin etnik te popullit tone, sepse kemi një vetëdije kombëtare, jemi nje komb e jo nje turmë!

Gazeta të tjera që e kanë botuar këtë shkrim te KBP

Gazeta Ora

http://gazetaora.com/kjo-i-ka-ndodhur-shqiptareve-vetem-16-vjet-me-pare-mos-harro/

 

Dielli :
http://gazetadielli.com/mos-harro-ishim-vete-ne-16-vjet-me-pare/

Bota Sot :
http://botasot.info/opinione/459328/mos-harro-ishim-vete-ne-16-vjet-me-pare/

Koha Jonë

http://kohajone.com/index.php/opinione-dhe-komente/mos-harro-ishim-vete-ne-16-vjet-me-pare

Portal Alb

http://portalb.mk/204485-mos-harro-ishim-vete-ne-16-vjet-me-pare/

Albdreams

http://www.albdreams.net/mos-harro-ishim-vete-ne-16-vjet-me-pare/

Mozaaf

http://www.mozaaf.com/post/2787676