Jepjani Cesarit atë që i takon

 “E pata takuar të madhin Jusuf VRIONI në Salon du livre në Paris, më 18 mars 2000. Më vjen ndermend takimi me atë njëri të sjellshëm e erudit. Folëm gjatë dhe më kujtohet se ndër të tjera e kisha pyetur për arsyen e suksesit  të madh të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur në Francë. Normalisht ai nuk fliste shumë, por atë ditë biseda jonë vazhdoi gjatë dhe në një moment sinqerti ai më pati thënë: Suksesi i Gjeneralit të ushtrisë së vdekur në Francë dhe gjetiu, pasi është përkthyer nga frëngjishtja, qëndron në fondin prej 7 000 fjalësh në frëngjisht nga rreth 5 000 fjalë që  kishte origjinali shqip…” A. Z

Klara Buda
Jusuf Vrioni dhe Abdulla Zeneli , salon du livre, Paris,18 të mars 2000

Në konferencën e studimit mbi veprën e KADARE-së, që u zhvillua në Tiranë ku mernin pjesë gjithë përkthyesit e veprës së tij në gjuhë të ndryshme, emri i Jusuf VRIONIT, ishte munguesi i madh. Ai është autori i përkthimit frëngjisht të pjesës më thelbësore të veprës së KADARESE, dhe me përjashtime të vogla, të gjitha përkthimet në gjuhë të ndryshme janë bërë nga frëngjishtja. Në këto kushte kjo mungesë është e pakuptueshme. Ajo i shton persekutimit në regjimin totalitar të Jusuf VRIONIT, një denigrim posthume. 27 vjet pas rënies së totalitarizmit, në një institucion shtetëror shqiptar që duhet të vlerësonte në mënyrë të barazpeshuar të gjithë faktorët që çuan në suksesin e veprës së Kadaresë kjo që ndodh me Jusuf VRIONIN është   ” du jamais vu”!

E pyeta autorin dhe themeluesin e Botimeve Buzuku, Z. Abdulla Zeneli që ishte i pranishëm në konferencën studimore mbi veprën e Ismail KADARESË për përshtypjet që përcjell prej saj.

“Surpriza më e madhe në këtë Konference in honorem të Ismail KADARE -së ishte një emër i anashkaluar, në 100-vjetorin e lindjes së tij: Jusuf VRIONI. Autori i përkthimit frëngjisht të pjesës më të madhe të veprës së tij ishte munguesi i madh.  E pata takuar të madhin Jusuf VRIONI në Salon du livre në Paris, më 18 mars 2000. Më vjen ndermend takimi me atë njëri të sjellshëm e erudit. Folëm gjatë dhe më kujtohet se ndër të tjera e kisha pyetur për arsyen e suksesit  të madh të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në Francë. Normalisht ai nuk fliste shumë, por atë ditë biseda jonë vazhdoi gjatë dhe në një moment sinqerti më pati thënë: Suksesi i Gjeneralit të ushtrisë së vdekur në Francë dhe gjetiu ( pasi është përkthyer nga frëngjishtja), qëndron në fondin prej 7 000 fjalësh në frëngjisht nga rreth 5 000 fjalë që  kishte origjinali shqip… Ishte një pohim i shkurtër ky i Z. VRIONI, por aq domethënës për vlerën e shtuar të versionit frëngjisht të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, dhe sigurisht një tregues për vlerën e shtuar të përkthimit frëngjisht në përgjithësi. “

Të gjitha veprat e mëposhtme me përjashtim të atyre që kanë përkrah emrin e përkthyesit, janë përkthyer nga Jusuf Vrioni!

Avril brisé
Chronique de pierre
Clair de lune
Concours de beauté masculine aux Cimes maudites et autres récits
Dialogue avec Alain Bosquet
Eschyle ou Le grand perdant ( Alexandre Zotos)
Froides fleurs d’avril
Il a fallu ce deuil pour se retrouver : journal de la guerre du Kosovo
Invitation à l’atelier de l’écrivain
Invitation à un concert officiel : et autres récits ( Alexandre Zotos)
L’abolition du métier d’imprécateur
L’Aigle
L’année noire dhe Le cortège de la noce s’est figé dans la glace ( Alexandre Zotos)
L’envol du migrateur : trois microromans ( Tedi Papavramin)
L’hiver de la grande solitude
L’ombre
La chaîne des Hankoni
La grande muraille
La légende des légendes
La Niche de la honte
La pyramide
La ville sans enseignes
Le Concert
Le Crépuscule des dieux de la steppe
Le dossier H.
Le Firman aveugle
Le Général de l’armée morte
Le Grand hiver
Le monstre
Le palais des rêves
Le poids de la croix
Le pont aux trois arches
Le vol du sommeil royal
Les Adieux du mal
Les Tambours de la pluie
Mauvaise saison sur l’Olympe
Novembre d’une capitale
Qui a ramené Doruntine ?
Récits d’outre-temps
Spiritus
Trois chants funebres pour le Kosovo

I lutemi lexuesit  ta plotësojnë këtë bibliografi të shpejtë të përkthimeve të Jusuv Vrionit.

Ky artikull mbi denigrimin posthume te Jusuf VRIONIT botohet nga klarabudapost