I lumtur kur ndihmon nje Artist te Ri

Intervistë e fotografit shqiptar, Fadil Berisha dhënë me Klara Buda, Radio Francë International, Paris, më 25 shtator 2009

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), më 25 shtator 2009 nderoi Marti Ahtisari – ish-Presidentin e Finlandës, Fitues i Çmimit Nobel të Paqes dhe i Dërguar Special i Sekretarit të OKB-së Përgjithshëm për statusin e Kosovës i nderuar – me « Duart e Shpresës Award » për kontributin e tij historik që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Ahtisari dhe Z. Berisha iu bashkuan një liste të mëparshme me reputacion të KKSHA, e cila përfshin Presidentin Bill Clinton, sekretarët e shtetit James Baker dhe Madeleine Albright, Senatorin Bob Dole, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Xhejms Rubin, Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, gjenerali Uesli Clark, Ambasadori Frank Wisner Jr, kongresisti Eliot Engel, dhe të tjerë.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan më 25 shtator 2009 ju nderoi për pasion të shkëlqyer artistik dhe filantropik; per punën për të promovuar kulturën shqiptare.

Si e vlerësoni këtë fakt?

Për mua është shumë i rëndësishëm, sepse në të vërtet, në të gjithë këtë, megjithëse jam rritur në Amerikë, pra unë jam amerikan, pasioni ka qenë gjithmonë tek populli im, t’i ndihmoj popullit tim në këtë anë të artit, ato që kam mundësi, dhe ky është një cmim shumë i vlefshëm, shumë i rëndësishëm për mua.

Atëherë le të hidhemi në fushën tuaj të parapëlqyer, artit. Cili ka qënë kontakti i parë i Fadil Berishës me fotografinë, kur e ka zbuluar si art dhe kur u kristalizua në ndërgjegjen e tij, se fotografia do të ishte pasioni i jetës?

Vërtet unë isha në shkollën e Dizajnimit, Menthal Dizajn, në shkollën për modën e meshkujve, në Institutin e Teknollogjisë dhe Modës në Nju Jork, edhe në të njëjtën kohë po vazhdoja shkollën e artit, por nuk isha 100% se kjo do të ishte puna ime, për jetën time dhe ndaj vazhdova më tej, shkova në Milano prane  një fotografeje, unë isha një asistent i saj, si stilist. Një ditë duke punuar bashkë me fotografen isha shumë i fokusuar në fotografimin dhe vura re se ajo po e shkrep kamerën me shumë vonesë, në fakt po humbte te gjitha pozat e vlefshme te modeles. Aty u mërzita aq shumë se pashë se ajo asnjë fotografi se kishte bërë në rregull dhe e mora për herë të parë kameran në dorë, duke e ndihmuar qe te perfundonte, dhe aty si të thuash e zbulova veten në fotografi. Menjëherë sa u ktheva në Nju Jork e ndërrova kursin nga fashion-dizajner në fotografi artistike.

Dhe ne cilin vit ka ndodhur takimi juaj me fotografine ?

Në vitin 1982 besoj, pra në atë vit që unë isha në Milano.

Dhe e ndryshuat kështu kursin e studimeve tuaja universitare, duke ju kushtuar fotografisë artistike?

Po, që nga ky momnet unë e ndryshova kursin e studimeve. Aty e gjeta veten time në fakt, ku për mua ishte një punë serioze. Unë mërzitem shpejt me gjërat, sidomos kur behen monotone dhe kjo punë kurrë nuk të mërzit. Ajo çdo ditë është e ndryshme.

Dhe tani nuk ka më hezitim në mes të fotografisë ose të ndonjë shprehje tjetër artistike?

Po, kjo është se ka artin e vet. Është art! Unë e dua shumë pikturën, vizatimin, por nuk mundem me vizatu me dorë por me kamerën time. Dhe kjo është njësoj. Krijohet edhe arti me fotografitë e mira.

Pikërisht mjeshtria juaj në fotografinë artistike nuk ka më nevojë të provohet, ajo është provuar, sidomos në fushën e portretit, por ne do të donim të dinim se cilat janë pikat kulmore te karierës artistike të Fadil Berishës?

Unë besoj se artisti njihet me kohë, me moshë, me eksperiencë. Dhe puna vjen e shtohet pasi ke një emër. Para dy vjetësh kam fituar edhe kontratën e Rolex-it në Ëorld Ëide dhe ky ka qenë një sukses. Tjetri sukses ka qenë një filmim me aktoren Halle Berry, të cilën e fotografova kur fitoi cmimin Oskar. Ai moment ka qenë një hap shumë i madh që m’i hapi të gjitha rrugët e mia në jetë për më tej. Gjithsesi arti i fotografimit vazhdon, se fotografistat punojnë deri sa të vdesin dhe nuk e ndalojnë punën. Për mua mendoj se kam bërë një gjë të mirë me artin tim ka qenë t’i ndohmoj shqiptarët, popullin tim nga ana e artit. Si në ndihmën ndaj misseve në Miss Univers. Këto janë gjëra që i kam dhe i bëj me fuqinë e shpirtit. Jam pak më shumë se duhet patriot dhe mendoj se ne shqiptarët duhet të jemi të tillë në të gjitha fushat e artit, sportit etj për të ndryshuar mentalitetin e popullit tonë.

Më sollët tek pyetja që desha unë t’jua bëja. Me gjithë këto pika kulmore të aktivitetit tuaj artistik, kërkesat e mëdha për të kryer fotografi të personaliteteve të ndryshëm, si funksioni se e mëndojmë që në këto nivele artistike që keni arritur duhet të keni cmime të larta dhe se shqiptarët nuk i paguajnë dot gjithmonë ato. Si veproni për t’i ndihmuar shqiptarët, artistët shqiptarët dhe personalitetet e tjera të kulturës?

Për mua në rradhë të parë arti është një gjë që t’a jep Zoti. Unë e bëjë edhe pa lekë se e dua shumë. Në të vërtetë gjithë shqiptarët këtë e dinë se shqiptarëve kurrë nuk u kam marë lekë për fotografitë dhe u kam dhënë mundësinë time që kam mundur, shpirtin tim në fotografi dhe që t’i ndihmoj në karrierën e tyre me sa të mundem. Si shembull dua të sjell Inva Mulën, madje edhe albumi i saj u bë me kopertinë time. Pra tek shqiptarët kur s’kam menduar për lekët. Kam menduar që tu japë dorën time pak që të arrijnë më lart. Jam krenar që të bëj foto për cdo shqiptar të talentuar.

Si do t’i përkufizonit projektet tuaja afatshkurtra dhe afatgjata zoti Berisha?

Unë momentalisht jam me një kontratë të Rolex-it që është një unë ndër më të mëdhatë në Botë, për një artist si nga ana financiare dhe aristike. Tashmë jam në akt me yjet më të mëdhenj në Botë si Roger Federer, si Placido Domingo etj. dhe gjithmonë mendoj si e si ti ndihmoj popullit tim që të eci lart e më lart.

Fatmir Terziu, zbardhi intervistën nga versioni audio origjinal, të cilën do ta keni së shpejti disponibël në këtë platformë.

Original language of this interview is in Albanian