GJITHÇKA VALLËZIM – GJITHÇKA LËVIZJE!

Kosovë, 18 mars, 2016

GJITHÇKA VALLËZIM – GJITHÇKA LËVIZJE! Ky është titulli i ekspozitës kolektive që do të hapet më 9 prill 2016, në Shkollën e vallëzimit ROMAN E. SVABEK, Judenplatz 5, 1010 WIEN, organizuar nga zj. Ursula Pfeiffer presidentja e shoqatës kunst-projekte në Vjenë.

 Këtu do të paraqiten me nga një pikturë shtatëmbëdhjetë artistë internacionalë, që veprojnë në Austri, Gjermani dhe USA. Gazmend Freitag prezentohet me grafikën e titulluar „Homazh për Ginger & Fred”.

Piktori shqiptar  Gazmend Freitag pas suksesit në ekspozitën personale më 2 shkurt 2016 në Vjenë dhe pas suskesit në performancën live të 14 shkurtit “Kiss me Kate!” në galerinë “Der Kunstraum” në Vjenë, po e përjeton suksesin e radhës duke marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare organizuar nga zj. Ursula Pfeiffer presidentja e shoqatës kunst-projekte në Vjenë.

Ekspozita do të mbahet më 9 prill 2016, në Shkollën e vallëzimit ROMAN E. SVABEK, Judenplatz 5, 1010 VIEN. Piktori shqiptar Gazmendi, prezentohet me grafikën e titulluar „Homazh për Ginger & Fred”, të cilët janë vallëzues të njohur amerikanë që piktori i hodhi në penelin e tij. Kuratorja zj. Ursula Pfeiffer për grafikën e Gazmendit thotë se: “Grafika e Gazmend Freitag paraqet bashkëlozjen e një çifti, lehtësinë dhe ritmin përgjatë vallëzimit Stepp.