Eshtë apo jo socialiste partia në pushtet ?

Të flasësh për mungesë edukate të komunikimit të studentëve protestues është sikur të dhunosh një grua dhe ti kërkosh të reagojë me edukatë !

To call protesting students uneducated, it’s like rape a woman and asks her to react politely!

KBP

Paris, 9 Janvier 2019.

Të flasësh për mungesë edukate të komunikimit të studentëve protestues është sikur të dhunosh një grua dhe ti kërkosh të reagojë me edukatë !

Studentët shqiptarë, të cilëve u janë bashkuar të paktën 50 të pedagogë të universitetit publik protestojnë për plotsimin e nëntë kërkesave mes të cilave edhe abrogimin e ligjit 80/2015 për Arsimin Universitar, ose plotësimi i kërkesave do të çonte në abrogimin e ligjit famëkeq, që i ka bërë bordet universitare borde qokash nepotiste.

Që prej dy vitesh kam qendruar shpesh në Shqipëri e Kosovë në një audit në kuadrin e një studimi, për të njohur nga afër gjendjen ekonomike, lirinë e shtypit dhe funksionimin e demokracisë në përgjithësi.

Në të dyja anët e kufirit, jam çmeritur nga varfëria e bashkëkombësve të mij, jam çmeritur kur konstatova se sa shtrenjtë është të jetosh në Tiranë apo Prishtinë. Po marr një shembull të thjeshtë: një pishinë cilësore, në fakt e vetmja tek liqeni në Tiranë kushton të paktën 30 euro e në perëndim një pishinë publike është rreth 3 euros ! Ndjesë për këtë shembull, që edhe ai vetë mund të merret për fyerje, sepse shumica dërmuese e shtresave popullore nuk e kanë luksin të shkojnë në pishinë.

Me rrogë mesatare 300-400 euros në Tiranë është shumë e vështirë të jetosh, se për kushte të mira nuk bëhet fjalë. Me një llogaritje të thjeshtë është e qartë se me këtë rrogë nuk mund të mbash një student as në Universitetin Publik shqiptar.

Në një interviste me KM aktual shqiptar, në vitin 2013 kur ishte në opozitë, pyetjes sime se si shpjegohet që në krye të Partisë demokratike ka qendruar për një kohë të gjatë një ish sekretar partie, ndërsa një ish student i protestës së dhjetorit është në krye të partisë socilaiste, ai iu përgjigj se në Shqipëri e djathtë apo e majtë nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe. Atëherë kjo përgjigje më kishte lënë pa fjalë , por nuk e dhashë veten, duke menduar se ishte një lapsus.

Eshtë apo jo socialiste partia në pushtet ?

Kur shoh se nje qeveri e majtë ka votuar një ligj ultra liberal që në tre vjet e ka shkatëruar Universitetin publik, vërtet nënvizoj se forca politike në pushtet duhet të shikojë programin e saj, të konsiderojë nëse është e majte apo e djathtë, të ndryshojë emrin dhe të mos u kërkojë më shqiptarëve të votojnë për partinë socialiste, sepse vetëm parti socialiste nuk mund të jetë një forcë që propozon dhe voton ligje të tillë, dhe këtu  fillon demagogjia, madje mashtrimi i madh.

Ligji i votuar, së fundi,  për dhënine e pronës publike ( Teatri Kombëtar ) investitorëve privatë është një tjetër përçatje e partisë në pushtet!

Papërgjegjshmëria se si është drejtuar arsimi ka arritur kulmin e denueshëm për të cilin duhet të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që janë marrë me arsimin e lartë, sipas shkallës hierarkike!