Disa principe aksioni dhe nje terren i ri…

Edukimi me tolerancen dhe me respektin kundrejt tjerit, kusht i domosdoshem i demokracise, duhet te konsiderohet si nje angazhim i pergjithshem dhe i perhereshem. Vlerat ne pergjithesi dhe toleranca ne veçanti nuk mund te perbejne objektin e nje edukimi ne kuptimin e ngushte te fjales: te duash te imponosh vlera te percaktuara ne menyre paraprake, pak te ndjera, çon si perfundim ne mohimin e tyre, pasi ato kane kuptim vetem kur jane te zgjedhura lirisht nga vete individi.”

KBP

Edukimi dhe dinamika sociale

“Le te konsultojme disa principe aksioni dhe nje terren te ri, te hapur per te gjithe ata qe jane pergjegjes te orientimeve te medha te politikes se edukimit si institucion i programeve.”

Eshte e rendesishme te konsiderohet ndryshueshmeria dhe perkatesia e shumllojshme si nje pjasuri. Edukimi real me pluralizmin dhe qe te jete i bindur per te drejten e egzistences dhe te aksionit te te kundertit – opposant ( tjetrit) dhe jo vetem si nje barriere kunder dhunes, por nje princip aktiv i pasurimit kulturor dhe qytetar te shoqerive bashkekohore. Ndermjet universializmit abstrakt dhe reduktues dhe relativizmit per te cilin nuk ka kerkesa superiore siper horizontit te çdo kulture te veçante, keshtu eshte e udhes te pohohet ne te njejten kohe e drejta per te qene ei ndryshem dhe hapja kundrejt universales.

Edukimi me tolerancen dhe me respektin kundrejt tjerit, kusht i domosdoshem i demokracise, duhet te konsiderohet si nje angazhim i pergjithshem dhe i perhereshem. Vlerat ne pergjithesi dhe toleranca ne veçanti nuk mund te perbejne objektin e nje edukimi ne kuptimin e ngushte te fjales: te duash te imponosh vlera te percaktuara ne menyre paraprake, pak te ndjera, çon si perfundim ne mohimin e tyre, pasi ato kane kuptim vetem kur jane te zgjedhura lirisht nga vete individi. Shkolla, nderkohe, mund te beje te mundur nje lloj praktike te perditeshme te tolerances duke i ndihmuar nxenesit te marrin ne konsiderate pikpamjet e te tjereve duke i dhene perparesi, per shembull, diskutimin mbi dilemat morale apo mbi raste qe kerkojne zgjedhje etike.

Por nuk kemi te bejme vetem me berjen per vehte te shpirtit demokratik. Kemi te bejme, ne menyre me themelore qe te ndihmojme qytetarin e ri te hyje ne jete me nje kapacitet per te interpretuar faktet e rendesishem qe kane te bejne me te ardhmen e tij personale por edhe te ardhmen e tij kolektive. (Le concors) takimi i shkencave shoqerore dhe humane eshte, nga ky kend veshtrim, themelor, ne kushte qe ato hyjne ne vete egzistencen, sikurse ne vete faktet sociale. Eshte e nevojshme te shtosh se ky kerkim shumedisiplinor do te bente vendin e vet, ne historine dhe ne filozofine? Filosofia, pasi ajo formon shpirtin kritik te domosdoshem per funksionimin e demokracise, historia, pasi ajo eshte e pa zevendesueshme ne punen e saj per zgjerimin e horizonteve te individit dhe ne ndergjegjesimin per sa i perket identitetit kolektiv. Mesimi i saj nga ana tjeter duhet te tejkaloje kuadrin kombetar dhe te permbledhe nje dimension social dhe kulturale, te nje forme te tille qe njohja e te shkuares te lejoje me mire kuptimin dhe gjykimin e te tashmes.