Dhurata e rrallë e Kiço Blushit

From left to right Piro Milkani, Klara Buda, Saimir Kumbaro and Kiço Blushi, April 2015

Nga Klara Buda

“Finesa dhe perspikasiteti i kendveshtrimin të tij më lanë një mbresë të thellë. Ai më sugjeroi disa elementët kryesorë të tipizimit të figurës së nënës. Ështe pikërisht kjo fuqi tipizimi që e bën një krijues të veçantë. E kuptova menjëherë, se nuk ishte rastësi se pse filmat e firmosur prej tij na kishin ngelur në mëndje! Por ishte edhe shumë bujare, rrallë një krijues ndan me një tjetër këtë dituri, që vjen nga kuptimi i thellë dhe i hollë fenomeneve. Ishte një dhuratë e rrallë!”

Projekti i dokumentarit “Nëna e kurajës” u bë shkak që të takoj dhe të njoh nga afër Kiço Blushin. Atë mengjes të prillit 2015, kisha takim në shkollën e kinemasë Marubi në Tiranë me drejtorin Kujtim Cashku dhe miku im i vjetër regjizori Saimir Kumbaro, që i ndihmon bashkëpunimet dhe ndërton ura mes njerëzve më gëzoi pse erdhi i shoqëruar me mikun tonë të përbashkët regjizorin Piro Milkani, por surpriza ishte edhe më e madhe: prania e Kiço Blushit. Skenaristin e mirënjohur të dhjetra filmave që përkundën rininë dhe fëmijërinë tonë, të filmit kult të viteve 70 të: “Beni ecën vetë”, e kisha të njohur si emër, por e shihja dhe e takoja për herë të parë personalisht.

Ishte njeri i ngrohtë dhe erudit, folëm gjatë për këtë projekt dhe së bashku, të gjithë pajtoheshim në parim me pikëpamjen se Nëna shqiptare është e veçantë dhe dokumentari do tia tregonte këtë veçori botës.

Ishte takimi i parë dhe i fundit me Kiço Blushin. Por finesa dhe perspikasiteti i kendveshtrimin të tij më lanë një mbresë të thellë. Ai më sugjeroi disa elementët kryesorë të tipizimit të figurës së nënës. Ështe pikërisht kjo fuqi tipizimi që e bën një krijues të veçantë. E kuptova menjëherë, se nuk ishte rastësi se pse filmat e firmosur prej tij na kishin ngelur në mëndje! Por ishte edhe shumë bujare, rrallë një krijues ndan me një tjetër këtë dituri, që vjen nga kuptimi i thellë dhe i hollë fenomeneve. Ishte një dhuratë e rrallë!