Pas studimeve universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, Klara Buda ndryshon drejtimin fillestar, atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në Ecole Pratique des Hautes Etudes, në degën Metoda të Historisë, Arkeologji dhe Histori arti.
Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbron Dimplome d’Etude Aprofondi në Histori Arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz francez.
Paralelisht me studimet Universitare, punon në Paris, fillimisht në sektorin e komunikimit të UNESCO-s dhe më pas si gazetare për BBC dhe për Radio France Internacionale (RFI).
Në vitin 1993 i atribuohet Karta Profesionale e Shtypit Francez dhe gazetaria bëhet profesioni i saj i parë për dy dekadat në vazhdim.
Duke filluar nga viti 1999 është gazetare e specializuar në RFI dhe në vitin 2005 bëhet shefe e edicionit të lajmeve.
Në këtë kohë, gjithe duke punuar ne kohe te plote si gazetare ajo specializohet në mesimdhenie per formimin e gazetarëve profesionistë dhe bëhet pjesë e ekipit të formatorëve të Radio France Internacionale. Përmes sektorit të jashtëm të RFI-se dhe në kuadrin e programit europian Phare për Ballkanin Perëndimor duke filluar nga viti 2000 ajo kryen expertiza të mediave dhe drejton formimin e gazetareve në vendet e këtij rajoni. Veçanërisht mund të permenden programet e trainingut në Radio Televizionin Maqedonas, në vitin 2003 dhe në Radio Televizionin Shqiptar RTSH, në vitin 2007.
Në vitin 2006 emërohet shefe e redaksise shqipe të RFI-së ekipin e të cilës e drejtoi deri në mbyllje, në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe Redaksia Shqipe fitoi në prestigj, në gjirin e 19 emisioneve të gjuhëve të huaja të RFI së si dhe krijoi lidhje të ngushta me Radio Televizionin Shqiptar. Një numër projektesh të përbashkëta me Radio Tiranën u realizuan në këtë moment, disa prej te cilave, ku mund të permendet edhe një program I përbashkët me Radio Tirana 2, do të përfundonin së bashku me mbylljen e Redaksisë Shqipe të RFI-së, në vitin 2010, gjë që koencidon me fundin e luftës së ftohtë dhe mbylljen e Redaksive të tjera të gjuhëve te ish kampit te lindjes, si Redaksia polake, serb e kroatisht apo te Radaksive te tjera historike në gjuhen shqipe, si ajo e BBC, së në Londër.
Pas mbylljes së redaksise shqipe, mes dy mundësive, asaj të sisemimit në gjirin e shërbimit francez dhe asaj të përfitimit të një viti shkollim në fushën e zgjedhur prej saj, Klara Buda zgjodhi këtë të fundit dhe përfitoi një nga kontratat më interesante që RFI ja ka dhënë ndonjëherë për një punonjës të saj, qoftë ky I shërbimit francez apo i shërbimit të gjuhëve të huaja që vendos të largohet. Ajo ishte nga të rrallët gazetarë me titullin Redactor en Chef, dhe e vetmja e shërbimit shqip që largohet me dëshirën e saj në një kohë që i gjithë ekipi i redaksisë shqipe që ajo drejtonte pranoi të sistemohej në vende të ngelura bosh nga largimi i personelit në shërbime të tjerë të RFI-së. Përmes kësaj kontratë ajo përfitoi, një vit shkollim në USA dhe një ndihmë të konsiderushme për themelimin, në vitin 2011, në New York City të studjos së saj private të prodhimit televiziv dhe filmik Beratinus Production.
Klara Buda njihet gjithashtu edhe si eseiste dhe romanciere.
Punimet e saj Universitare mbi veprën e Mitrush Kutelit, sjellin një analizë të nuancuar mbi këtë autor dhe teknikën e tij të tregimit të shkurtër, pagëzuar rrëfenja dhe e destinuar për tu treguar. Në kuadër të këtyre studimeve ajo përkthen në frëngjisht rrefenjën “Fshati im e pi Rakinë”, si edhe punon për një biografi letrare të këtij autori.
“Lulebajamja Kuteliane, Biografia Letrare e Mitrush Kutelit” në shqip është në proces botimi.
Në vitin 2009 boton romanin Kloroform ku përshkruhet absurditeti i sistemeve totalitare dhe liria e brendëshme e individëve si mjet i mbijetesës nën diktaturë. Klara Buda pohon kështu pamundësinë e çdo sistemi, sado i tmerrshëm qoftë ai, për ta shkatërruar tërësisht idealin e lirisë. Nga dashuria e ndaluar dhe dhunimi i intimitetit për të përfunduar me toksikomanët e fshehur në statistikat zyrtare, ajo trajton tema për një kohë të gjatë tabu në letërsinë shqipe.
Aktiviste, Kulturë të Drejtat e Njeriut
Në vitin 1997, ajo themelon në Paris shoqatën “Diagonale Franco-Albanaise, Art, Culture, Litterature” që ka për objekt krijimin e urave në mes të kulturës franceze e shqiptare.
Në vitin 1998, Klara Buda është shumë aktive në gjirin e “Comité Kossovo” pranë Revistës “Esprit” në Paris, shoqatë që punon për sensibilizimin e intelektualëve francezë për terrorin e ushtruar kundrejt popullsise shqiptare në Kosovë.
Në 23 Qershor 1998, së bashku me Gazetaren M-F Allain ajo redakton“The fate of Kosovo common declaration on basic principles”, peticionn drejtuar opinionit publik francez. Ky peticion që u mbeshtet nga një numër ilustrë intelektualesh francezë. Klara Buda është firma e dytë e peticionit të ketyre intelektualeve drejtuar Qeverisë së tyre dhe Komunitetit Ndërkombëtar për të ndaluar pastrimin ethnik dhe terrorin e ushtruar nga forcat ushtarake dhe para ushtarake serbe në Kosovë. Shih “The fate of Kossovo”.