Beqir Sina Nderohet nga Bashkia e Bronksit

Gazetari Beqir Sina, nderohet me motivacionin se ka kontribuar për njëzet vite në medien shqiptaro – amerikane, duke qenë gjithmonë në shërbimim të Komunitetit Shqiptar në gjuhën Shqipe në SHBA!

Bashkia e Bronx-it dhe Fondacioni  Shqiptaro-Amerikan nderuan gazetarin Beqir Sina 

për punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit në gjuhën shqipe.

Beqir Sina, eshte gazetari me i palodhur, me i dashur dhe me i respektuar ne komunitetin Shqiptar ne Amerike, Nju Jork.

Diplomuar ne Gazetari dhe Shkenca Kompjuterike ne Kolegjin New York Tech në Brooklyn, ai eshte bashkepuntor i rregullt i Gazetes Bota Sot dhe i shumë mediave në Shqipëri e Kosovë.

Ka shkruar mbi 3 mijë shkrime, ka bërë dhjetra intervista,  dhe ka fotografuar presidentë, kryeministra, senatore dhe kongresmene amerikanë, artistë, lider të komunitetit, personalitete te shou – biznesit dhe te fushave te ndryshme.

Beqir Sina lindi dhe u rrit ne internim e kaloi 30 vjet në kampin famëkeq, ne Saver te Lushnjes. Pas renies se totalitarizmit ai u largua nga Shqiperia dhe nga viti 1992 jeton e punon ne New York.

Nga viti 1992 deri ne vitin 1994 ai punon si redactor ne radion “Zeri i Kombit”, te themeluar nga i ati, Rasim Sina, aktivist i çeshtjes kombetare.  Nga 1998 deri ne vitin 2003 eshte korrespondent i rregullt i Radio Kontakt në Tiranë. Qe prej vitit 2003 punon si korrespondent me axhensinë e lajmve  Illyria News Agency INA dhe me gazetën Bota Sot, me gazetën Illyria dhe televizionet e komunitetit shqiptar ne Amerike.

Eshte anëtarë i shoqates se gazetareve amerikan ( freelance ) dhe është i akredituar si gazetar pranë Organizatë së  Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Eventi i mbajtur për të festuar përvjetorin 102th e pavarësisë së Shqipërisë, u bashkë-organizua me avokatin e njohur Stephen Kaufman, Fondacionin e Shoqërisë ShqiptaroAmerikane – Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, themeluar e drejtuar nga Z. Esad Rizai.

Gjithashtu edhe me Z. Ruben Diaz Jr, Bronx Borough President, Gale A. Brewer Manhattan Borough President, Mark Gjonaj dhe Ritchie Torres, Anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut – demokrat  i Qarkut 15  Bronx- të cilët ftuan përzemërsisht të gjithë komunitetin e Bronxit, për të festuar së bashku ditën “102 Vjetori – i Pavarësisë së Shqipërisë në Bronx” të shtunën më 22 nëntor 2014.

“Shqiptaro-Amerikanët në New York City, janë pjesë të rëndësishme veprimtarive multi-kulturore të shoqërisë, duke rritur familjet e tyre me traditat shqiptare, duke i shërbyer komunitetit të tyre, dhe shqiptarët janë një komunitet që përpiqet për të bërë jetën e tyre, më të begatë dhe janë shumë krenarë për vendin e tyre,” tha z Ruben Diaz Jr, andaj sot, unë bashkohem me avokatin e njohur Stephen Kaufman dhe Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara – për të nderuar heroin shqiptar Azem Bejta, Prek Cali, Riz Zymer Muriqi, Agim Ramadani, Bekim Berisha si dhe gazetarin Beqir Sina për të nderuar punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit  Shqiptar.”