IDEA E BASHKIMIT TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË SI PATERICË PËR NDARJEN E KOSOVËS!

Sado paradoksale që kjo mund të duket ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e hedhur paralelisht me korrigjimin e kufijve të Kosovës, i shërben pranimit të këtij opsioni nga opinioni publik dhe është kundër interesit kombëtar shqiptar. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është ende një projekt serioz i liedershipit në Shqipëri e në Kosovë, por qartësisht vetëm një patericë e idesë për ndarjen e Kosovës e kurdisur në Beograd. Trumpetimi i tij në këtë moment i shërben ndarjes së Kosovën dhe krijimit të Sërbisë së madhe, të cilën askush në Ballkan e në Europë nuk e dëshëron.

Klara Buda

Paris, 12 shkurt 2019

Nga Klara Buda

Dekonstruksioni i Idesë së Korrigjimit të Kufirit të Presidentit Kosovar

Nga Klara BUDA*

Në këtë moment preçiz, trumpetimi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën është një patericë e idesë së ndarjes së Kosovës dhe si rezultat është kundër interesit kombëtar shqiptar. Nëse marveshja e ndarjes së Kosovës (e kamufluar si korrigjim) do të firmosej, Kosova do të tkurej si le kura e chagrin-it. Ajo do të humbte veriun, pasuritë vitale të saj dhe nuk do ta merrte kurrë Preshevën.

E kam shprehur edhe më herët pozicionin[1] tim në lidhje me bashkimin Kosovë – Shqipëri.

Së pari, bashkimi Kosovë-Shqipëri, endërr e gjithë shqiptarëve që prej ndarjes së Kosovës nga trungu amtar, do të realizohej vetëm me një strategji afatëgjatë dhe të menduar mirë dhe do të ishte i mundur të finalizohet vetëm kur të dy shtetet të jenë të fortë dhe funksionalë. Sot kur është në lojë ndarja e Kosovës, shteti i ri i pa eksperiencë i saj dhe shteti shqiptar nën gangrenën e krimit, nuk janë funksionalë për të qeverisur as problemet e brendëshme, e jo më të realizojnë bashkimin kombëtar, që kërkon disiplinë si ajo e gjermanëve kur bëbë bashkimin e dy Gjermanive.  

Së dyti, Kosova është definuar si një shtet multietnik dhe jo shtet etnik shqiptar. Si rrjedhojë e këtij specificiteti në ndërtimin e parlamentit të saj, ky i fundit e ka të vështirë të marrë shumicën e votave për çështje të mbijetesës, e jo më të vendosë për bashkim e Kosovës me Shqipërinë.

Vërehet një hipokrizi dhe një manipulim i opinionit nga disa liderë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë që mbrojnë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ata nuk e sqarojnë se si do të zgjidhet kjo aspiratë e tyre praktikisht në parlamentin aktual të Kosovës dhe anashkalojnë pasojat që do të sillte kjo : kërkesën e serbëve të Kosovës për krijimin e asociacionit të komunave serbe, që do të institucionalizonte një “republika serbska” brenda Kosovës dhe do të shërbente si justifikim për kërkesën e bashkimin të veriut të Kosovës më Serbinë. Por ka edhe pak imagjinatë kur flitet për bashkimin e Preshevës, është të injorosh se Shesheli dhe pasuesit e tij nuk do ta lejojnë kurrë pa luftë kalimin e këtij territori në Kosovë.

Por kjo nuk është tema e këtij artikulli, ai rreket të tregojë se kërkimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë pikërisht në këtë moment para zgjidhjes së problemit të Kosovë me Sërbinë, shkon në favor të ndarjes së Kosovës dhe kundër interesit kombëtar shqiptar.

Nëse pranojmë se bashkimi nuk mund të bëhët pa një projekt serioz për shkak se kushtetuta e Kosovës nuk e mundëson një gjë të tillë të dy shtetet – ai i Kosovës shumë i ri dhe ai i Shqipërisë thellësisht i kriminalizuar – atëherë është e qartë se deklaratat për bashkim në këtë moment kanë qellime të tjera, të ndryshme nga bashkimi. Ato, përveç se janë bomba tymëse për nevoja të çastit të spektrit politik në të dyja anët e kufirit, të artikuluara në këtë moment kanë kryesisht një arsye tjetër.

Sado paradoksale që kjo mund të duket ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e hedhur paralelisht me korrigjimin e kufijve të Kosovës, i shërben pranimit të këtij të fundit nga opinioni publik, dhe është kundër interesit kombëtar shqiptar dhe në shërbim të krijimi të Serbisë së madhe.

Cilat janë idetë që përpiqen të ndihmojnë në pranimin nga opinioni publik të idesë qendrore serbe për ndarjen e Kosovës?

I – Bashkimi i Preshevës me Kosovën[1].

Presheva, është një zonë e lënë në mëshirë të fatit prej pushtetit serb e nga ku shqiptarët janë larguar në atë masë sa që ka aq pak fëmijë shqiptarë në një fshat sa është e mundur të ketë klasa të shqipes, apo edhe maternitet. Përpos kemi të bëjmë më një pjesë pa burime natyrore, të cilën Serbia e ka kokëçarje dhe praktikon politikën e tokës së djegur, duke goditur atë çka ka më të fortë shqiptaria, çerdhet plot me fëmijë (shih strategjitë e akademise serbe).

Pas idesë, Bashkimi i Preshevës me Kosovën, shumë të dëshëruar nga shqiptarët në realitet fshihen rreziqe të mëdha. Nëse do të përdornim gjeostrategjinë imagjinare [2] arrijmë në këtë “paisazh”:

Vojislav Shesheli, kryetar i Partisë Radikale Serbe, së bashku me përfaqësuesit fanatikë të Ortodoksisë, ata të lëvizjeve “Dveri”, “Treca Srbija” dhe “Lëvizja 1389”, por edhe nga lëvizja e re, “Aleanca për Serbinë”, i drejtohen mijëra protestuesve të mbledhur në Beogradit, dhe u kerkojnë mosbindje civile. Qindra protestues nisen me autobusë drejt Luginës së Preshevës. Në këtë kohë Veriu i Mitrovicës i dorzohet në mënyrë paqsore Serbisë, dhe ushtria e saj merr kontrollin e territorit. ( ta pranojmë se Serbia ka ushtri, Kosova sapo e ka themeluar dhe Shqipëria sapo e ka shkatëruar). »

II – Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën

Nëse Veriu i Mitroviçës (Miniera e Trepçes dhe Liqenin i Ujmanit) do të bashkoheshin me Serbinë, Kosovës i hiqet pjesa më e madhe e burimeve të saj natyrore dhe si rezultat ajo nuk do të mund të mbijetonte ekonomikisht. Prishtina pa lumë varet nga Ujmani për ujë dhe elektricitet. Ndaj ndarja e veriut kalon me vështirësi tek opinioni public, le të mos flasim pëe pasuritë e Trepçes që kanë forçë të bëjnë më të pasur se françezët çdo qytetar Kosovar. Atëhere hidhet karemi i bashkimit me Shqipërinë: vërtet aneksohet miniera e Trepçes dhe liqeni i Ujmanit, por bashkimi me Shqipërinë i jep Kosovës dalje në det dhe së bashku me Shqipërinë bëhet një vend që mund të mbijetojë! Por një vend kaq të varfër tashmë, as një shtet gjerman nuk mund ta qeverisë dot.

Shtrohet pyetja, se pse pikërisht në këtë momënt, Serbia i ka harruar akuzat e saj të gjithëherëshme për Shqipërinë e madhe? Edhe ky fakt vjen e vërteton hipotezën e parashtruar më sipër.

Si konkluzion dhe sado paradoksale që kjo mund të duket ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e hedhur paralelisht me korrigjimin e kufijve të Kosovës, i shërben pranimit të këtij opsioni nga opinioni publik dhe është kundër interesit kombëtar shqiptar. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë nuk është ende një projekt serioz i liedershipit në Shqipëri e në Kosovë ( dhe për këtë të vjen keq) por qartësisht vetëm një patericë e idesë për ndarjen e Kosovës e kurdisur në Beograd. Trumpetimi i tij në këtë moment i shërben ndarjes së Kosovën dhe krijimit të Sërbisë së madhe, të cilën askush në Ballkan e në Europë nuk e dëshëron.

Ka të drejtë kryeministri aktual kur thotë se nëse ndodh marveshja e “ korrigjimit” atij do ti duhet të dalë sërisht në mal. Le ta mbyllim me nje imagjinate gjeopolitike gjitashtu : 

“ Ditën e shënuar për aplikimin e marveshjes popullsia shqiptare e Presheveës i priti në rrugë forcat speciale të Kosovës, por në të kundërt ajo u ndesh me pasuesit e Sheshelit. Nuk u mësua kurrë se sa shqiptarë u vranë, pasi ambassdori ëalker e ka të ndaluar të hyjë në Serbi. Ai me dekret Presidencial u ndalua të hyjë edhe në Kosovë nga ku deshi të shkonte në Preshevë. Me humbjen e veriut dhe me pengimin e bashkimit të Preshevës, Kosova u tkurr si lekura e chagrin-it. Prishtina u zhut në erresirrë dhe pisllëk të madh. Pa lume dhe tani edhe pa elektricitetin dhe ujin që i vinte prej Ujmanit, nën ndotjen e Obeliçit, aty u shtuan shumë sorrat dhe u bë e pamundur të jetohet prej Shqiptarëve.

Alarmi u dha nga Vetvendosha qe po protestonte ne Prishtine – pasi kishte rënë në kurthin e marrjes së Preshevës dhe bashkimit me Shqipërinë, – dhe Presidenti që firmosi ndarrjen e Kosovës u shpall vërtet Skenderbe siç u detyrua të predikojë një gazetar, po prej serbëve e jo shqiptarëve. Këta të fundit e shpallën Persona non grata dhe e vunë në ndjekje me arrest ndërkombëtar. “

Dalim nga fiksioni gjeostrategjik dhe duke mos dashur të bëjmë gjyq qellimesh, mund të themi pa bërë gabim të madh se Presidenti aktual i Kosovës është sjellë si një poitikan pa imagjinatë dhe pasuesit e tij po sillen po ashtu pa shumë imagjinatë. Veç kaq do të thoja për ta. Në asnjë mënyrë, e në kundërshtim me kryeministrin shqiptar, unë nuk do ta përdorja për metaforen “gomere” as për ata që janë kundër as për ata që janë por tij.


* Shefe e Këshillit për Promovimin e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë


[1] Nënvizojmë se nuk bëhët fjalë për gjithë zonën shqiptare ku përfshihet lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanovçi dhe këtu është një kurth tjetër; pse jo e gjithë pjesa shqiptare e jugut të Sërbisë, po vetëm Presheva?

[2] Instituti Evropian për Studime të Sigurisë ka publikuar një analizë në të cilën imagjinohet se çfarë do të mund të ndodhë pas dy viteve, nëse gjatë vitit 2019 nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve.


[1] shih Rrokum Tv, nentor 2017

I lexuar mbi 130.000 në Zhurnal me titullin si : Klara Buda parashikon marshimin e Sheshelit drejt Presheves

La version française 

English version