Angelin Preljocaj kalon si meteor në qiellin e Tiranës

Angelin Preljocaj konsiderohet si koreografi me i famshem francez i ketij brezi. Nga disa zëra premiera e Angelin Prelgocajt vihet në të njëjtin plan me një koncert shumë të mediatizuar të violinistit Shkëlzen Doli, duke  kritikuar administratën për shumat  që ka paguar përkatësisht për këto shfaqje. Por krahasimi i shfaqjes se baletit të Preljocajt, në 4 tetor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me atë të Shkelzen Doli-t, po aty, i cili eshte një musikant simpatik, por veçse violinë  e dytë nuk është i mundur! Angelini është një koreograf që e ka ngritur artin e baletit botëror në një shkallë të re moderniteti dhe shpesh ka kombinuar shprehje të ndryshme artistike në shfaqjet e tij. Preljocaj është një zë tepër i veçantë në koreografinë botërore.

KLARA BUDA

Angelin Preljocaj eshte koreografi me i famshem francez i ketij brezi. Në një koment, autorin e të cilit nuk po e citoj mëqë është bërë në rreth miqsh, premiera e Angelin Prelgocajt vihej në të njëjtin plan me një koncert shumë të mediatizuar të violinistit me origjinë shqiptare Shkëlzen Doli duke kritikuar administratën për shumat 180.000 dhe 160.000 euro që ka paguar përkatësisht për to. Por krahasimi i shfaqjes se baletit të 4 tetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me atë të Shkelzen Doli-n, i cili eshte nje muzikant simpatik, por veçse violine ( më falni nuk e di në eshte violinë e dyte apo e trete) ne orkestren prestigjioze të Vienës nuk eshte i mundur! Angelini është një korograf që e ka ngritur artin e baletit botëror në një shkallë të re moderniteti dhe “fusioni” një lloj shkrirje ( në kuptimin shkrirje intelektuale) të disa shprehjeve të ndryshme artistike që ai kombinon janë tepër të vecantë në koreografinë botërore. Kompania e tij, jep shfaqje në të gjithe boten- shpesh e kam gjetur me vështirësi biletën në Paris ku shfaqjet e tij lajmërohen plot shume muaj përpara – eshte me shume sakrifice qe kompania e tij të vijë në Tiranë dhe ne nje salle, gjysme bosh, siç ishte mbrëmë pallati i Kongreseve. “Trait d’union” qe u shfaq ne pjesen e pare, (pjesa e dyte ishte premiere) eshte vleresuar ne menyre te shkelqyer nga specialiste te fushes, dhe në artikuj te gazetave prestigjioze, në France e në mbarë botën. Trait d’union, quhet në frëngjisht shenja e mepasshme (-) dhe ky titull sugjeron me fjalë të tjera, një urë lidhëse ne mes Baletit dhe piktures!

Është vlerësim që ai të jape nje premiere në Tiranë!

Por ajo duhet të jetë e hapur për artdashësit, që do të thotë të lajmërohet në shtyp në kohë dhe të mos bllokohen afër 30 % e ndënjësve, por të ofrohet salla me kapacitetin e saj të plotë.

Angelinit, që disa e quajnë “Nureiev[1]”i shqiptar (krahasim që i flet botës shqiptare të vjetrës) më duhet të nënvizoj se konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë të cilët kombinojnë kërkime origjinale të formës duke bashkëpunuar ose shkrirë intelektualisht shumë forma të shprehjes artistike, si dhe në bashkëpunim me shumë artistë të tjerë bashkëkohorë dhe të vjetër nga të gjitha sferat e jetës, por pa devijuar krejtësisht nga tradita e baletit klasik.

[1] Nureiev konsiderohet një nga kërcimtarët më të mëdhenj klasikë të kohës së tij, arti i koreografise tek ky personazh, vjen pas kërcimit.