Akte të thjeshta por dashuri për shqipen dhe kulturën e lashtë…

« Duke kënduar, mendjen harruar, kam, kam / Këmbëzbathur, krahapur / Dhe trishtimet janë aty për tu kaluar / Oh Duke kënduar, zemrën në duar kam / Këmbezbathur jam midis jush une / E i gezuar. » VS

KBP

Kultura shqiptare në fokus në një mbrëmje pariziane

Organizuar nga FICEP, në kuadrin e javës së kulturës së huaj në Francë

« Maison d’Europe et d’Orient » dhe « Albanian Cultural Diplomacy », organizuan një mbrëmje për promovimin e gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar në kuadrin e Javës së Kulturës së Huaj në Paris. Kjo javë e organizuar nga Forumi i Instituteve Kulturore të Huaja, FICEP promovon kulturat e huaja në Francë me objektiv krijimin e urave mes tyre dhe kulturës franceze.

Për të inicjuar publikun francez në gjuhën e bukur shqipe, të merkurën e kaluar, 28 shtator, 2016 autor kompozitori shqiptar që banon në Paris, Vlashent Sata këndoi gegnisht me vargjet e bukura të këngës « Këmbëzbathur» të albumit të parë të tij.

« Duke kënduar, mendjen harruar, kam, kam / Këmbëzbathur, krahapur / Dhe trishtimet janë aty për tu kaluar / Oh Duke kënduar, zemrën në duar kam / Këmbëzbathur jam midis jush une / E i gezuar. »

Gjithë salla këndoi shqip në korr për t’ja lënë vendin Dominique Dolmieux, artiste associé, që bëri një prezantim të botimeve të «  L’espace d’un instant » që ka sjellë frëngjisht pjesë të rëndësishme të teatrit shqip, si « Pylli », i Kasem Trebeshinës, « Njollat e murme » të Minush Jero-s, apo veprën e plotë teatrale të Teki Dervishit apo pjesët e dramaturgut të ri kosovar Jeton Neziraj.

Më pas i erdhi rradha artit kulinar, dhe pjesëmarrësit u ftuan të mësojnë dhe të marrin pjesë në përgatitjen e byrekut, specialitetin e zgjedhur për këtë rast. Të gjithë u ftuan të bëjnë petë byreku nën informacionet interesante të zhvillimit të këtij specialitëti në variantet e tij, në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, duke nderuar kalimthi edhe rolin e nënave shqiptare që mund të përgatisin një vakt vetëm me pak miell e lakra, nga vjen edhe termi lakror, i përdorur shpesh si sinonim i këtij specialiteti.

Nga prodhimet shqiptare, ishte zgjedhur çaji i boronicës së egër, i cili së bashku me byrekun u degustua në vend.

Gjithshka u zhvillua nën shënjën e dashurisë pa kushte për gjuhën, kulturën dhe artin shqiptar. Kjo mbrëmje ishte promovim dinjotoz i kulturës shqiptare nën kujdesin e Albanian Cultural Diplomacy dhe Maison d’Europe et d’Orient dhe i bëri për vete pjesëmarrësit.

«  Ju faleminderit për këte udhetim kulturor ne Shqiperi… » u shpreh Razvan-George Gorcea, franco-rumun, që e vlerësoi këtë aktivitet.

Maison d’Europe et d’Orient e drejtuar nga Celine Barcq filloi me këtë mbrëmjë të kulturës shqiptare serinë e netëve të kulturës së huaj në Paris, e cila do te vazhdojë me gjuhën e kulturën latine, gjuhën e kulturën serbe duke kaluar nga mbrëmja e kulturës ruse, etj.

Këmbëzbathur – Pieds Nus version française